Me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 03:00 në 2:00, ora verore përfundon dhe ora dimërore fillon të dielën.
Kalimet nga koha verore në atë dimërore, e cila përdoret nga më shumë se 100 vende në botë dhe varet nga vendndodhja e tyre gjeografike, kanë qenë objekt diskutimesh në Bashkimin Evropian për një kohë të gjatë, por një vendim për një llogaritje të unifikuar të kohës nuk është është bërë.
Konkretisht, në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian e mbështeti propozimin e Direktivës, me të cilën do të hiqet lëvizja e orës gjysmë-vjeçare në nivel të BE-së nga viti 2021 dhe vendimi për zgjedhjen e orës verore apo dimërore do t’u lërë shteteve anëtare.
Megjithatë, gjithçka ngeci në Këshillin e BE-së, kështu që akrepat vazhduan të lëvizin. Në disa vende, rregullohet me Dekret të Qeverisë dhe ora dimërore do të zgjasë deri në fundjavën e fundit të muajit mars, kur me lëvizjen e akrepave një orë përpara, fillon sërish ora verore.
Të dielën e 29 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë.
Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.
Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.