Sot 17 vjetori i rënies heroike e dëshmorit Opojan, Fisnik Ibrahimi

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Sotë më 19.04.2016 është 17 Vjetori i rënies heroike të dëshmorit Opojan të kombit nga Fshati Shajne. 

Fisnik Ibrahimi. (19.04.1999)-(19.04.2016)

Sot 17 vjet ra  heroikisht duke luftuar, në betejën e Koshares  dëshmori opojan I kombit nga fshati Shajne Fisnik Ibrahimit.

Fisnik Ibrahimi lindi  më 09.maj 1978 në Beograd ku familja e tij  jetonte dhe punonte atje.

Finsik Ibrahimi rrjedh nga një familje mesme nga Babai Aledini dhe Nëna Kumrije të cilët gjithnjë shquheshin për punë , ndershmëri dhe bujari .

Me të filluar lufta në Kosovë Fisniku gjithnjë e ndjeu për obligim kontributin ndaj kombit të tij pasi edhe shquhej për atdhedashuri . Me zhvillimin e luftës në Kosovë ai ishte gjithnjë i shqetësuar  me gjendjen e populates dhe familjes së tij që I kishte në shajne të Sharrit të cilët cdo ditë e më shumë po I rrezikonte lufta . Kështu në vitin 1998 ai vjen në Kosovë ,respektivisht në fshatin e prindërve te tij në fshatin shajne.  Lufta në atë kohë fillo të përshkallëzohet me fillimin e bombardimeve të NATO-së  dhe në atë kohë në mars te vitit 1999 ushtria dhe policia sërbe fillojn dëbimin dhe spatrimin etnik të fshatrave të banuar me shqipëtar në rajonin e opojës ku Fsinku së bashku me familjar të ngusht të tij del në shqipëri . Me të  dal në Shqiperi respktivisht në Kukës ai menjëher vullnetarisht lajmërohet në shtabin më të afërt të UÇK-së për tju bashkangjit luftës dhe për të dhënë kontributin e tij .

Kështu ai I bashkangjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe merr pjesë në luftë ne beteja të ndrsyhsme të luftës -së . Me fillimin e betejës së Koshares ai angazhohet në lutftën e lavdishme të koshares ku Fisniku duke luftuar heroikisht bjer dëshmor me 19 prill,1999 në Koshare .

Sot i bën  17 vjet nga ramja heroike e tij .

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-