Sot doli nga shtypi libri “Fshati Kuk – sprovë për monografi” e autorit Nexhat Ajdini

Opoja.net Opoja.net Këndi Letrar Opoja

Sot doli nga shtypi libri im “Fshati Kuk – sprovë për monografi”
Redaktor Bedri Halimi
Recenzent Dr. Sadik Mehmeti
Lektor Fatmir Mehmeti
Faqoja dhe kopertina Mr. Art. Adil Beqaj
Foto ne ballinë Foto “Nazimi”

Dëshirë e moçme e imja ishte për ta pasqyruar vendlindjen time, fshatin Kuk. Është e vështirë, të pasqyrohet ky fshat në të gjitha dimensionet e etnokulturës, megjithatë, vendosa t’i hyjë, që sado pak të pasqyroj diçka nga ato që mund t’i bëj. Këtë po e bëj thjeshtë vetëm që brezave që vijnë t’u lë një shënim për disa nga vlerat e shumta të këtij fshati. Ideja dhe inspirimi që të shkruaj këtë monografi për fshatin tim të lindjes, rritjes, gëzimeve, hidhërimeve dhe vuajtjeve, më ka ardhur rastësisht.

Nuk pretendoj se kam arritur të hartoj një monografi të përsosur dhe të plotë. Jam i vetëdijshëm se nuk i kam arritur të gjitha rreth këtij fshati. Përkundër të metave që mund t’i ketë ky libër, ndjej një kënaqesi që diçka kam bërë për atë që kam konsideruar se kam një obligim moral, shpirtëror e njerëzor për njerëzit e fshatit tim, për të gjallët dhe për të vdekurit, për sukseset dhe sfidat që e presin fshatin. Shpresoj se ky libër do të mirëpritet nga lexuesit dhe do t`u jem mirënjohës kritikave dhe plotësimeve të mangësive që mund të këtë kjo monografi.

U shprehi mirënjohje të gjthë atyre që në çfarëdo mënyre me ndihmuan, më përkrahën për të më mundësuar botimin e monografisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-