Sot, është mbajtur mbledhja e lX-të (nëntë) e rregullt e Qeveris Komunale

Opoja.net Opoja.net Opoja
Mbledhja u drejtua nga kryetari Bexhet Xheladini, të pranishëm në takim ishin të gjithë drejtorët e drejtorateve, nënkryetari i komuniteteve dhe shefi i zyrës së komuniteteve.
Takimi i Qeverisë Komunale u zhvillua me këtë rend dite:
1. Njoftim për pregatitjen e buxhetit për vitin 2023 dhe pikat e rendit të ditës për takimin e rradhës të Asamblesë Komunale
2. Njoftim i Drejtorit të Arsimit për gjëndjen në shkolla si në aspektin e grevës ashtu dhe në aspektin e punimeve e posaçërisht gjendja në shkollën e fshatit Brod.
3. Njoftim i Drejtorit i për Buxhet dhe Financa z. Qamil Kolloni dhe Drejtorit të Urbanizmit z. Bean Haxhiasan për investimet Kapitale, projektet që ende nuk jan shpallë në fazën e parë, mbetjet buxhetore nga punimet e fazës së parë, shpallja e fazës së dytë, projektet që po ritenderohen për munges fondesh apo munges të konkuruesëve, etj.
4. Parapërgatitje për shënimin e Ditës së Pastërtisë së Botës.
5. Diciplina në punë e Drejtorëve dhe Stafit.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-