Sot mbahet protestë kundër dënimit të Salih Mustafës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Partia Socialdemokrate ka organizuar për sot protestë, kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

Protesta do të mbahet nga sheshi “Zahir Pajaziti deri tek sheshi “Skënderbeu”, në Prishtinë, nga ora 14:00.

Motoja e kësaj proteste është “jo në emrin tim”, ndërkohë që do të kërkohet edhe ndryshimi i ligjit për këtë gjykatë, nga deputetët e kuvendit.

Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim, në aktgjykimin e datës 16 dhjetor, duke u shpallur fajtor për vrasje, ndalim arbitrar dhe torturë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-