Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për medie.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai.
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit./Gazeta Sinjali/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.