Opoja.net

Specialja i shpall fajtorë dhe i dënon me nga katër vjet e gjysmë burgim Gucatin dhe Haradinajn

Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, në aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinaj, parashtrohet se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).

Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net