Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith II,

Në vendimin për Veselin që e ka parë lajmi.net, i cili është marrë më 19 dhjetor, thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.

Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-