” Me qellim të informimit të drejtë dhe me kohë të qytetarëve për rastet që ndodhin ne Rajonin e Prizrenit jemi të gatshëm që çdo herë dhe në çdo kohë të përgjigjemi por edhe të reagojmë kur ka paqartësi në informim. Sot po shkruajmë për informacionin e dhënë në “TV Prizreni” e më pas në portalin “Prizrenpress” për vjedhje të “dhjetë” shtëpive në fshatin Vlashnje të Prizrenit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren sqaron se informacioni i dhënë nuk është i saktë dhe është i pa matur sepse nuk është verifikuar informacioni së paku dyanshëm.Sipas raporteve policore thuhet se policia në Prizren është njoftuar për dy raste: një vjedhje e rëndë dhe një dëmtim prone që kanë ndodhur në dy shtëpi rreth orës 03:30 minuta me datën 19 prill. Në të dyja rastet policia ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes. Mbesim të hapur dhe të përkushtuar që të japim përgjigje sa herë të kërkohet nga ne për aq sa na lejon ligji dhe procedurat e hetimit në interes të bashkëpunimit me medie dhe qytetarë”, thuhet në fund të reagimit të zyrës për informim publik të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren. Ndryshe, dje Televizioni i Prizrenit ka publikuar një informacion për këtë çështje, duke transmetuar shqetësimin e banorëve të cilët na kanë informuar për rastin e vjedhjeve në këtë lokalitet, dhe një gjë e tillë është potencuar në tekst pa shtuar ndonjë gjë që nuk na kanë njoftuar ata.
Sqarohet Policia për rastin e vjedhjeve në Vlashnje

Kushtrim Guraj
Vaktia e Ramazanit 2023/ 1444h
12:33 - 18/03/2023
Kolloni: Ëndrra ime, të vesh fanellën e kombit tim
1:04 - 06/03/2023
Ramazani – Pranvera e jetës islame
20:11 - 19/03/2023
Zyrtare: Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër
22:09 - 18/03/2023
Vaktia e Ramazanit 2023/ 1444h
12:33 - 18/03/2023
Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar
21:57 - 15/03/2023
Rritet numri i udhëtarëve me aeroplan në Kosovë
17:17 - 15/03/2023