Stadiumi i Qytetit të Dragashit gati për përfundimin e punimeve brenda dy javësh

Opoja.net Opoja.net Opoja Sport

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për të rinjtë dhe sportdashësit.

Brenda dy javësh, të gjitha punimet brenda fushës së stadiumit të qytetit të Dragashit do të përfundojnë. Bari artificial është tashmë i gatshëm për vendosje, duke premtuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për aktivitete sportive. Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën sportive të komunës, duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit për të gjithë banorët e Dragashit. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-