Statistikat e ndeshjeve të fundit Real Madrid-Barcelona

Opoja.net Opoja.net Sport

Nga ora 21:00, në “Alfredo di Stefano” do të përballen rivalët më të mëdhenj në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona, transmeton Sinjali Sport.

Kjo ndeshje do të jetë shumë vendimtare sa i përket titullit në Spanjë, pasi Barça ka 65 pikë, kurse Reali 63.

Viteve të fundit nuk ka pasur një favorit të qartë para takimit, dhe nuk ka as sot, sidomos pas situatës nëpër të cilën po kalon e gjithë bota e që padyshim, i ka prekur edhe klubet.

Në pesë klasiket e fundit Reali ka dy fitore, Barça gjithashtu dy dhe njëherë janë ndarë baras.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-