Opoja.net

Të dielën mbahet gara e Pehlivanëve në Dragash

Lajme Opoja

Me datën 19 korrik ( ditë e diel) , duke filluar nga ora 11 në stadiumin e KF “ Opoja” në Dragash, mbahet gara tradicionale e pehlivanëve në organizim të Kuvendit Komunal të Dragashit dhe Federatës së Mundjes së Kosovës.

Kjo garë tradicionale me disa pauza prej pasluftës e këndejmi, është organizuar në kuadër të ditës së çlirimit të kësaj komune me datën 15 qershor, mirëpo një gjë e tillë është shtyrë këtë vit, për shkak të pjesëmarrjës së mundësve dhe disa zyrtarëve të Federatës në Lojërat e para Evropiane që u mbajtën në Baku të Azerbejxhanit, trasmeton Tv Prizreni.

Sipas organizatorëve të kësaj gare që ka një traditë të theksuar në disa vende të rajonit, pjesë e saj do të jenë pehlivanë të dalluar nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Kjo garë gjithmonë ka zgjuar interesim të madh nga adhurues të këtij sporti burrëror jo vetëm nga komuna e Dragashit, andaj me të drejt, organizatorët presin që këtë vit numri i shikuesve të jetë më i madh, për shkak të ardhjes së shumë bashkëatdhetarëve nga diaspora dhe festës së Fitër Bajramit. (Opoja.net)

Në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Mejzini

Opoja.net

Rezultatet e fundit: Një i vdekur nga Covid-19 në Dragash

Fari Kolloni

Aktivistët e VV-së në Dragash i gëzohen fitores në Podujevë, shpresojnë ta mundin LDK-në edhe në Dragash

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net