Të enjten protestë për Trustin, organizatorët thonë se do të jetë masive

Opoja.net Opoja.net Kosova

Adnan Jashari, organizator i protestës që do të mbahet të enjten para Kuvendit për lejimin e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti, ka thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj.

Jashari tha se përmes kësaj proteste duan që t’iu tregojnë deputetëve që të lejojnë tërheqjen e trustit sepse sipas tij, qytetarëve u ka humbur durimi.

“Arsyeja është të sensibilizojmë deputetët që të vetojnë projektligjin por edhe arsyeja tjetër është që po ka vonesa, sepse deri tash është dashur që të del në Kuvend për diskutim por që është vonuar. Këtë të enjte ka qenë afati i fundit, por që është shtyrë për një javë tjetër dhe për këtë arsye qytetarëve u është humbur durimi dhe kështu dëshirojmë që t’iu tregojmë deputetëve që të lejojnë tërheqjen e trustit”, tha në TV1.

Sipas tij, kjo protestë nuk ka të bëjë asgjë me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai po ashtu foli edhe për krijimin e një grupi në “Facebook” ku mbështetet ideja për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.

“Ne grupin e kemi hapur para 3 muajve. Në grup jemi mbledhur rreth 26 mijë anëtarë. Ditëve të fundit ka pasur kërkesa për protestë për shkak të vonesave dhe është krijuar përshtypja për një protestë të tillë, përndryshe deputetët nuk do ta qesin në Kuvend. Për këtë arsye shumë qytetarë kanë kërkuar që të kemi protestë. Nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë parti politike. PDK-ja vetëm e ka iniciuar këtë”, tha Jashari.

Ai në fund thotë se numri i protestuesve do të jetë i madh.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-