Të gjitha objektet hapësinore, një ditë, do të shuhen

Opoja.net Opoja.net Opinione

Të gjitha objektet e hapësinore (Yjet, Dielli, Planetët, Satelitet e tyre, asteroidet kometat, meteorët etj.), kanë tri faza gjatë ekzistimit të tyre d.m.th; lindjen (krijimi), jetën (ekzistimi), vdekjen (shuarjen).[1]

Zoti xh.sh. në Kuran për këtë fenomen na tregon në disa ajete kuranore kut thotë:

“…Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi. (Zumer 5)”

“…All-llahu nuk krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar… (Rum 8)”

“All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi Diellin e Hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar… (Rad 2)”

9. 1. Shuarja e yjeve

Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

“Kur yjet të shuhen. (Murselat 8)”

Yjet janë të ndryshëm në madhësi, masë dhe temperaturë. Diametri i yjeve fillon nga 450 x ata më masë më të vogël deri në 1000 x më e madhe se ajo e Diellit. Masat e yjeve varion nga 1/20 në mbi 50 se sa masa diellore.[2]

Në përgjithësi sot pranohet mendimi se yjet lindin nga materia e ftohtë ndëryjore. Zakonisht, procesi i kalimit të reve të pluhurit dhe të gazit në yll, më burim të energjisë termobërthamore, quhet studim para yjor. Vrojtimet e hapësirës tregojnë se materia ndëryjore nuk është e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme, por ndeshen dendësime dhe rrallime kaotike. Nën veprimin e forcës tërheqëse arrihet deri të dendësimi i ngadalshëm i reve të veçuara. Në saje të mekanizmit të ftohjes së gazit ndëryjor, i cili fillon të grumbullohet, në saje të mekanizmit të ftohjes së gazit ndëryjor, i cili fillon të grumbullohet, në fazën e parë nuk arrihet deri të zmadhimi i temperaturës në ato përmasa që do ti kundërviheshin forcës tërheqëse grumbulluese. Për këtë arsye grumbullimi një kohë mjaft të gjatë vazhdon të zmadhohet pa pengesa. Në procesin e mëvonshëm nga ngjeshja e vazhduar fillon zmadhimi i temperaturës në bërthamë i nevojshëm për fillimin e reaksioneve termobërthamore. Në këtë mënyrë lind ylli i ri, duke rrezatuar në fillim në pjesën infra të kuqe dhe të kuqe të spektrit. Kjo është faza e parë.[3]

Në fazën e dytë ylli fillon të rrezatojë në tërë spektrin, ashtu që energjia e rrezatimit kompensohet më reaksione termobërthamore. Ylli është stabil dhe në këtë fazë kalon kohën më të madhe të jetës së vet duke mos ndryshuar përmasat derisa të mos e harxhojë hidrogjenin. Pas “ndezjes” së tij ylli merr rrugë të ndryshme të evulimit, të cilat varen nga masa fillestare e grumbulluar.[4]

Jeta e yjeve nga lindja deri në shuarje.
Figura 1: Jeta e yjeve nga lindja deri në shuarje.

Reaksionet bërthamore që ndodhin në qendër të yllit siguron energji që është e mjaftueshme që ylli të shndritë deri në fund të jetës së tij. Jeta e një ylli më shumë varet nga madhësia e tij. Yjet shumë të mëdhenj që quhen yje masiv, e djegin shumë më shpejt karburantin e tyre (energjinë) se sa yjet me të vegjël, këta yje mund të zgjatin disa qindra mijëra vjet. Jeta e yjeve më të vegjël do të zgjat më shumë, për disa miliarda vjet sepse karburanti i tyre do të digjet shumë më ngadalë se sa yjeve të mëdhenj.[5]

Yjet e vegjël siç është edhe Dielli do të kenë një shuarje (vdekje) më të qetë dhe më të bukur, që do të kaloj një herë nëpër një fazë planetare që quhet Nebula dhe pastaj do kaloj në një xhuxh të bardhë. Yjet masiv nga ana tjetër do të përjetojnë një fund (vdekje) energjik dhe të dhunshme, ku do të pasoj një shpërthim i madh i quajtur një supërnova, ku mbetjet e tij pas shpërthimit të madh do të shihen të shpërndara nëpër kozmos. Pasi të bëhet pluhur, e vetmja gjë e mbetur do të jetë një yll i shpejtë tjerrje neutron, ose ndoshta edhe një vrimë e zezë.[6] Shih figurën 1.

Zoti xh.sh. në Kuran, na tregon për shuarjen e yjeve përmes ajeteve ku thotë:

“Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. (Vakia 75)”

“Dhe kur të shkapërderdhen yjet. (Infitar 2)”

“…Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur), (Takvir 2)”

“Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)! (Nexhm 1)”

9. 2. Shuarja e Diellit

Temperatura në sipërfaqe të Diellit është rreth 6.000 0C, (në njollat e errëta 4.500 0C), kurse në brendësi të tij ajo arrin në mbi 15 milion 0C.[7]

Kjo temperaturë e lartë në brendësi të Diellit ka kushtëzuar që në të, të zhvillohen reaksionet termobërthamore të shndërrimit të hidrogjenit në helium që janë edhe burim i energjisë në Diell. Nga ky shndërrim termobërthamor humbet çdo sekondë rreth 5 milion tonë nga masa e vetë, por kjo është e pa përfillshme në krahasim më masën e tij që është rreth 2.1028 tonë (rreth 332.000 herë më e madhe se masa e Tokës) dhe që përbën rreth 99.8 % të masës së gjithë sistemit.[8]

Jeta e Diellit nga lindja deri në shuarje
Figura 2: Jeta e Diellit nga lindja deri në shuarje

Është e qartë se sasia e hidrogjenit në Diell megjithatë është e kufizuar. Kjo do të thotë se ai një herë do ta harxhoj “lëndën djegëse”. Sasia e hidrogjenit në të premton edhe për 5 – 6 miliardë vjet. Tani për tani reaksionet termobërthamore kryhen pikërisht në afërsi të qendrës së tij, ku temperatura është maksimale. Prandaj, mungesa e hidrogjenit së pari do të ndihet në qendër, ku do të shndërrohet tërësisht në helium. Kësisoj, “ndezja” do të kalojë në shtresë të jashtme, në të cilën ende do të ngelë hidrogjen. Nga kjo do të ndërrojë edhe struktura e brendësisë së Diellit, sepse në vend të modelit pikëlor të burimit do të kemi model shtresor, në të cilën energjia lirohet nga një shtresë e hollë e ndarë nga bërthama e “djegur”. Më harxhim të vazhduar të hidrogjenit kjo shtresë bartet prej qendrës nga kah pjesa e jashtme. Tregohet jo vetëm për Diellin, por edhe për yjet në përgjithësi (Kriçfild, Gamov, Shvarcshild) se me formimin shtresor të burimit brenda Diellit, shkaktohet zmadhimi i vëllimit të tij (ose i yllit), por njëkohësisht edhe i dritësisë. Disa qindra miliona vjet më vonë se fillimi i formimit të burimit shtresor, diametri i Diellit do të zmadhohet deri të orbita e Venerës ndërsa dritësia do të zmadhohet për 10 deri 20 herë, duke shkaktuar avullim të fuqishëm dhe valim të oqeaneve. Pas këtij zgjerimi Dielli prapë fillon të mblidhet dhe zbehet deri sa mos të ftohet.[9] Pra do shndërrohet në xhuxh të bardhë. Shih figurën 2.

Zoti xh.sh. në Kuran, na tregon për shuarjen e Diellit ku thotë:

“Kur Dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),… (Takvir 1)”

Fjala arabe “et – tekuir” ka kuptimin mbështjellje, për shembull, mbështjellja e çallmës rreth kokës në formë spirale. Po ashtu ka kuptimin rrokullisje apo mbështjellje e një sendi në formë lëmshi apo në formë gjarpërimi rreth diçkaje. Ky citat në Kuran sqaron mënyrë se si do ti vij fundi Diellit.[10]

9. 3. Shkatërrimi i planetëve

Më lartë treguam shkatërrimin (fundin) e yjeve, si dhe Diellit, i cili i takon kategorisë së yjeve xhuxhë. Dielli luan rolë të rëndësishëm për jetën e planetëve. Më shuarjen e Diellit, jeta e planetëve do u vie fundi dhe kjo për disa arsye që do i përmendim më poshtë.

Masa e Diellit, e cila tejkalon 99 % të masës së terë sistemit të trupave të tjerë i detyron planetët të rrotullohen rreth tij nëpër orbita stabile gati në një rrafsh. Kur të shkatërrohet Dielli, nuk do funksionoj më ligji i gravitetit, d.m.th. planetët nuk do mundin që të mbajnë rrugën e tyre të tanishme dhe do të ndeshen ndërmjet veti dhe do të shkatërrohen.
Dielli është trupi qendror dhe më i madh i sistemit, i vetmi trup ndriçues i tij, që u jep dritë energji (nxehtësi) të gjitha trupave të tjerë të Sistemit Diellor, pra edhe Tokës sonë. Toka pa nxehtësinë diellore do të ishte një planet pa jetë.
Zoti xh.sh. në Kuran, na tregon për shkatërrimin e planetëve ku thotë:

“Dhe kur planetët të shkatërrohen. (El Infitar, 2).”

Deri sa ajetet flasin për shuarjen e yjeve, atëherë planetët, të cilat nuk janë vendburim drite do të shkatërrohen. Fjala arabe “nexhm” ka kuptimin ylli, kurse fjala “keukeb” ka kuptimin planet. Dhënia e fakteve që planetët janë të varura nga ylli qendror tregon vetvetiu se, kur ylli shuhet atëherë planetët patjetër do të shkatërrohen. (Ka prej përkthyesve të cilët edhe fjalën NEXHM edhe fjalën KEUKEB e kanë përkthyer njësoj, duke mos bërë dallimin mes tyre). Planetët nuk janë burues të dritës, prandaj, zhdukja e tyre nuk ka dyshim. Kurani fisnik, paraqet atributin e tij të mrekullueshëm në çdo fjalë të tij. [11]

__________________________

[1] Marrë dhe përpunuar nga Literatura dhe hartat gjeografike nga Autori (M.sc. Artan S. Mehmeti)

[2] http://www.astro.keele.ac.uk/workx/starlife/StarpageS_26M.html

[3] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 120

[4] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 134

[5] http://www.schoolsobservatory.org.uk/astro/stars/lifecycle

[6] Po aty

[7] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 9

[8] Po aty, faq. 9

[9] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 120

[10] Marr nga shkrimi; Vdekja e Yjeve dhe e Diellit; përkthyer nga: Rexhep Metolli imam ne Lugano të Zvicrës. Ky shkrim ndodhet në disa web faqe të internetit.

[11] Po aty


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-