Të hyrat nga Tatimi në Pronë: Si dështoi Komuna e Dragashit vitin e kaluar

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në faqen e saj zyrtare, Komuna e Dragashit ka publikuar një vendim të Ministrisë së Financave për lëshimin e faturave të Tatimit në Pronë nga Komunat, si dhe afatet ligjore për pagesën e faturave dhe paraqitjen e ankesave.

Por si qëndron Komuna e Dragashit në raport me këtë çështje?

Në raportin nëntëmujor të buxhetit, që Ministria e Financave e kishte publikuar në vitin 2018, e kishte nxjerrë Komunën e Dragashit të fundit sa i përket realizimit të të hyrave nga Tatimi në Pronë. Në përgjithësi në nivel vendi, të hyrat nga kjo kategori kishin shënuar rritje nga viti paraprak 2017, nga 17.66 milionë në 18.14 milionë.

Ndërkohë që Komuna e Dragashit nga 0.17 milionë euro sa kishte realizuar në vitin 2017, në vitin 2018 kishte rënë në shumën 0.13 milionë euro, duke shënuar kështu një rënie prej -22%, si Komuna që më së paku kishte realizuar planin për grumbullimin e të hyrave nga Tatimi në Pronë./ Opoja.Net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-