Të premten hapet Tregu i Gjelbër në Dragash?

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Nëse gjithçka shkon sipas planit, ku pritet vetëm nëshkrimi i kontratës nga ana e kryetarit të Komunës, Salim Jenuzi, nga e premtja do të hapet Tregu i Gjelbër në Dragash. Kështu i kanë thënë Radio SHARRI-t protagonistët e këtij procesi, i cili është zvarritur tash e tre vjet.


Një përfaqësues i firmës që e ka fituar tenderin për menaxhimin e këtij tregu, bëri me dije së nga ana e tyre gjithçka është gati dhe ata janë në pritje të nënshkrimit të kontratës nga ana e kryetarit të Komuës. “Sapo ta nënshkruaj kryetari kontratën, ne do ta hapim tregun. Po shpresojmë se kjo do të ndodhë të premten, kur edhe tregtarët do të orientohen drejt ambienteve përkatëse”, ka thënë ky përfaqësues i firmës “Malësori” që do ta menaxhojë Tregun e Gjelbër, i cili, ndonëse ishte ndërtuar tash e tre vjet më parë, ende ka mbetur pa u shfrytëzuar. Nga ana tjetër, kryesuesi i Komisionit komunal për dhënien në shfrytëzim të pronës shoqërore, Granit Rifaj, tha se ky treg ka mundur të hapej shumë më herët, por është vonuar për shkaqe që vetëm zyrtarët komunalë të Dragashit i dinë. “Ka kohë që do të duhej të hapej ky treg dhe jo të lejohej gjithë kjo tollovi në Dragash, sidomos ditëve të tregut. Por, ata e dinë se përse e kanë zvarritur kaq gjatë këtë projekt, i cili është ndërtuar më fondet e Komisionit Evropian”, tha Rifaj, duke paralajmëruar se të premten e parë të shatorit, do të hapet ky treg.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-