Te Prishtina po zhvillohet ylli i ri i futbollit, Igball Jashari pasardhës i familjes Jashari

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

FC Prishtina në gjirin e saj e ka një ndër futbollistët më premtues të futbollit kosovar, Igball Jasharin.

17-vjeçari që aktivizohet si sulmues është pasardhës i familjes Jashari nga Prekazi i Skënderjat, familje e cila në mars të vitit 1998 në luftimet me Ushtrinë dhe Policinë e Serbisë humbi 58 anëtarë, të cilët ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Vepra e familjes Jashari është ngjarja më e rëndësishme që ka vënë themelet e Kosovës së pavarur ku ne sot luajmë futboll në liri.

Igballi para si t’i bashkohet Prishtinës, ka qene pjesë e Shkollës së Futbollit “Kurda” si dhe ekipin KF Drenica.

Talenti i Jasharajve është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-19 ndërkohë më herët ka qenë kapiten te Kosova U-17.

Futbollisti që dallohet për talentin dhe punën e madhe në stërvitje aktualisht i zhvillon ndeshjet te skuadra e juniorëve të Prishtinës, ndërkohë që stërvitjet i ka të kombinuara, me juniorët dhe skuadrën e parë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit tonë, FC Prishtina, Igballi flet për synimet e tij si dhe përkrahjen e madhe që nuk i mungon as nga familja e tij e as nuk klubi i Prishtinës.

Puna te FC Prishtina – Deri më tani kam pasur një zhvillim të mirë tek juniorët e Prishtinës si në ndeshje po ashtu edhe në stërvitje ku e ka dhënë maksimumin.

Normalisht, unë çdo herë kërkoj më shumë nga vetja dhe do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem edhe më shumë.

Synimet– Si çdo lojtar ambicioz edhe unë pres momentin tim për të debutuar me ekipin e parë pasi që për këtë punoj dhe angazhohem tej mase. Besoj që gatishmërinë e kam dhe mendoj që mund t’i ndihmoj ekipit dhe normalisht të mësoj edhe nga lojtarët më me përvojë në ekipin e parë.

Puna me trajnerin Ismet Munishi – Unë dhe shokët e mi jemi tejet mirënjohës ndaj trajnerit Munishi që na jep mundësinë neve lojtarëve të rinj dhe e kemi për obligim ta shpaguajmë besimin e tij me rezultate, disiplinë dhe përkushtim maksimal.

Krenari dhe Përgjegjësi – Unë ndihem mjaft krenar që jam pasardhës i familjes Jashari, gjithashtu ndihem krenar që e mbaj emrin e xhaxhit tim Igball, por në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-