Opoja.net

Të qash apo të qeshesh ?

Islame
Të qash apo të qeshesh ?

“Pasha kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje të sigurt, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëritjetrit të vërtetën dhe durimin” (el-Asr).

Jeta që na ka dhënë Krijuesi i gjithësisë si amanet kalon shumë shpejt. Askush nuk mund ta di se kur mund të na kërkohet që ta kthejmë këtë amanet të çmuar. Prandaj gjithmonë duhet të jemi të përgatitur, se nga momenti në moment mund të na vij thirrja. Do të vijë momenti që edhe ne një ditë do shtegtojmë si zogjtë nga ky vend. Duhen bërë përgatitjet e duhura për kohën kur njerëzit të përballen me të vërtetën, kur do ta kuptojnë që kjo jetë s’paska qenë gjë tjetër veçse një ëndërr. Momenti kur njerëzit të zhgënjyer nga vetvetja do të thonë “ah sikur”…..do jetë çdo gjë e kryer. Nuk do na bëj dobi asgjë përveç veprave të mira. Kjo jetë është shumë e shkurtër, fluturon si era. Jeta është shumë e shkurtër dhe kalon si një stuhi. Për të mos thënë “Ah sikur…..” kur të jemi përpara Krijuesit të gjithësisë duhet që jetën ta kalojmë me adhurim, çdo mundësi tonën duhet ta shfrytëzojmë për të bërë punë të pranueshme tek Allahu (xh.sh.). Për të parë bukurinë hyjnore duhet që çdo punë që veprojmë të jetë vetëm për Krijuesin e gjithësisë. Çdo lëvizje dhe veprim i yni duhet të jetë një hap më afër drejt Allahut (xh.sh). Është mirë që të mos mbytemi në punët e kësaj bote dhe të mos bëhemi skllevër të epsheve. Ta dëshirojmë jetën e përhershme dhe të punojmë sa më shumë për ta merituar shpërblimin që Krijuesi ka përgatitur për njerëzit që i binden urdhrave të Tij. Krijuesi i gjithësisë i përgëzon ata që i binden urdhrave të Tij me fitimin e sigurt dhe të përhershëm, pasi që tek Ai gjendet drejtësia absolute. Kush i përballon helmet dhe hidhërimet e kësaj bote, në botën tjetër sheh shpërblimin e Tij të pakufishëm, e kush u lodh dhe mbeti i rraskapitur këtu, atje gjen shpëtim të rehatshëm dhe të pafund. Kurse të lidhurit ngushtë me këtë të shkurtrën jetë dhe adhuruesit e kënaqësive të saj mbeten të pangopur, ndaj kur këmbët ua prek zjarri i kësaj jete menjëherë bien poshtë, qëndrojnë të shqetësuar duke vajtuar momentet e ëmbla që u mbeten pa përjetuar, për shkakun se ata kanë vetëm këtë jetë, tjetrën as që duan ta çojnë ndër mënd.

Njeriu duhet t’i përkujtojë dhuntitë që ia ka dhënë Allahu (xh.sh.), t’i hedh një vështrim trupit të tij nga koka deri tek këmbët dhe të thellohet mirë në ato që zotëron. Do të bindet shumë shpejt se sikur të qëndrojë natë e ditë duke e falënderuar Allahun për këto të mira përsëri do të ishte e pakët, sepse ky falënderim nuk mjafton përpara asaj që ai zotëron.

Njeriu duhet t’i përkujtojë dhuntitë që ia ka dhënë Allahu (xh.sh.), t’i hedh një vështrim trupit të tij nga koka deri tek këmbët dhe të thellohet mirë në ato që zotëron. Do të bindet shumë shpejt se sikur të qëndrojë natë e ditë duke e falënderuar Allahun për këto të mira përsëri do të ishte e pakët, sepse ky falënderim nuk mjafton përpara asaj që ai zotëron. Allahu (xh.sh.) na lajmëron se në qoftë se një njeri, i cili ka rrëshqitur dhe është zhytur në mëkate, ulet dhe me plot sinqeritet pendohet dhe kërkon falje për mëkatet e bëra, atij do t’i falen. “Thuaj. O robërit e mi që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, sigurisht, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i Madh dhe Mëshirëploti. (Zumer, 53) Do të ishte një fatkeqësi e madhe sikur të mos i përgjigjeshim kësaj thirrjeje hyjnore. Njeriu vazhdimisht duhet të përgatitet për një të nesërme që është e sigurt. Duhet ta dijë që Krijuesi i gjithësisë është në dijeni të çdo gjëje që veprojnë krijesat e tij. Allahu (xh.sh) në një farë mënyre e paralajmëron njeriun për të gjitha pengesat që do hasë gjatë gjithë jetës, në varr, në mahsher si dhe kur të jemi para Tij. Kjo është një mëshirë që Allahu tregon për njerëzit. Duket sikur na i jep të gjitha pyetjet e zgjidhura para se të hyjmë në provim. Për fat të keq njeriu nganjëherë i harron të gjitha këto dhe bëhet rob i epsheve, harron që një ditë do të vdesë dhe do jap llogari për çdo vepër të tijën. Duke vepruar kështu njeriu me vetëdije humbet mëshirën e Krijuesit të gjithësisë. Iku edhe një ditë nga jeta jonë. Në vend që ta kalojmë me punë të mirë dhe të dobishme, për fat të keq e kalojmë duke u argëtuar me gjëra kalimtare. Njeriu duhet të bëjë punë të cilat nuk do ta turpërojnë, nuk do ta bëjnë që të skuqet fytyra e tij kur të jetë para Krijuesit të tij. Padyshim që mire ose keq ka kaluar një pjesë e jetës sonë, sikur të japim me miliona nuk e kthejmë dot prapa. E rëndësishme është sa nuk është vonë të pendohemi për mëkatet që kemi bërë dhe të kërkojmë falje nga Krijuesi i gjithësisë. “Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrohuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do mund t’ju ndihmoj askush”. (Zumer, 54) Do të vijë momenti kur s’do ketë asgjë vlerë përveç veprave tona të mira. Atëherë kur njeriu të thotë ah sikur!………..do jetë shumë vonë. Ai që e di se çfarë është amaneti nuk mund ta shpërdorojë jetën e cila i është dhënë si amanet nga Allahu (xh.sh.) vetëm për një kohë shumë të shkurtër. Gjithsesi njeriu duhet ta dijë që dera e mëshirës së Krijuesit të gjithësisë është gjithmonë e hapur.

 

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Linda Guraj

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Linda Guraj

Islami përballë terrorizmit

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net