Përgatiti: Bedri HALIMI
(E plotësuar)Për plotësimet më kanë ndihmuar:
Për Buzez (Xhevat Hasani), Pllavë (Njazi Tërshnjaku), Shajne (Ferik Imeti, Muharrem Sejrani), Zaplluxhe, Grupi i hoxhallarëve (Ferik Imeti), Brrut (Ibrahim Skenderi), Blaç (Hajrip Koqinaj), Pllajnik (Hajri Qusaj dhe Yrfet Berisha), Rrenc (Iljaz Kajbe) dhe Kosavë (Nuridin Kuteli), Zgatar (Nexhat Ibrahimi) të cilët në formë të shkruar i kanë dërguar të dhënat qoftë për plotësim, qoftë për përmirësim, qoftë edhe të dhëna të reja. I falenderojmë të gjithë përzemërsisht dhe i ftojmë të gjithë ata që dinë për të dhëna të reja apo edhe për plotësimin eventual të ndonjë të dhëne të prezantuar këtu që të lajmërohen, në mënyrë që të na krijojnë mundësinë t’i korigjojmë dhe t’i plotësojmë të gjitha të dhënat për të shpërngulurit, të vrarët, të humburit, të burgosurit dhe të torturuarit nga treva e Opojës që nga viti 1912 – 1999
GRUPI I HOXHALLARËVE DHE INTELEKTUALËVE OPOJANË
Të burgosur
Grupi i hoxhallarëve dhe intelektualëve Opojanë (banor të Prizrenit), që u arrestuan nga policia dhe sigurimi serb nga 15 – 18. 12. 1992, u dënuan, vuajten dënimet dhe u përndoqen politikisht.
Ky grup ka lëndën penale 1 /93 nga gjykata e qarkut në Prizren, të dënuar më 03.02. 1993, dhe përbëhen nga këta persona /antar :
- Nexhat Salajdin Ibrahimi, i lindur në fshatin Zgatar më 19. O6. 1959, i dënuar me 8 vite burg, prej të cilave mbajti 7 vite. Teolog.
- Naxhi Salajdin Ibrahimi, i lindur në fshatin Zgatar më 18.09. 1969, i dënuar me 3 vite burgim, por iu shmang vuajtjes së dënimit duke u arratisur jashtë shtetit.
- Feti Sabri Isaku, i lindur në fshatin Kuklibeg më 16.03.1947, i dënuar më 3 vite burg, prej të cilave e ka mbajtur 1.5 – 2 vite burg.( ? ), teolog
- Miftar Ajdini, i lindur në fshatin Zgatar, më 19.03 1956, i dënuar me 7 muaj burg, prej të cilave mbajti 6 muaj, teolog.
- Ferik Imet Imeti, i lindur në fshatin Kuklibeg më 11.08.1951, i dënuar me 6 muaj burg, prej të cilave mbajti 6 muaj. i përndjekur politik nga viti 1990/91 – 99 si aktivist politik dhe puntor i arsimit shqiptar 1990/91-99.
- Halim Rasim Jakupi, i lindur në fshatin Brrut më 23.12. 1965, i dënuar me 6 muaj burg, prej të cilave mbajti 6 muaj burg.
- Feti Iljas Hasani, i lindur ne fshatin Buzes më 1962, i paraburgosur afro 60 dite, në seancë kryesore më 03.02. 1993 lirohet si i pafajshëm.
- Emri Iljas Hasani, i lindur në fshatin Buzes më 1961, është larguar pak para arrestimit.
- Xhevat Iljas Hasani, i lindur në fshatin Buzes më 1953, është larguar pak para arrestimit.
- Hasan Iljas Hasani, i lindur në fshatin Buzes më 1956, i arrestuar dhe mbajtur në polici disa ditë.
- Hasan Nasip Aliu, i lindur në fshatin Bresanë më 12.03. 1953, i dënuar me 6 muaj burg, prej te cilave i ka mbajtur 6 muaj.
12.Qamil Ramadan Selmani, i lindur në fshatin Bresanë më 04.11. 1958. i dënuar me 60 ditë burg, të cilat i ka mbajtur 60 ditë.
- Naser Sylejmani, i lindur në fshatin Zaplluxhe më 10. 11. 1963. i dënuar me 6 muaj burgim prej të cilave i ka mbajtur 6 muaj burg.
- Adnan Reshit Muhameti, nga fshati Kuklibeg, është larguar pak para arrestimit.
- Mujdin Ahmeti i lindur në fshztin Zaplluxhe, është larguar pak para arrestimit.
Tëra këto shënime janë nxjerrë nga vendimi i trupit gjykues i gjykatës së qarkut në Prizren, lënda penale nr. 1 /93 i datës 03. 02. 1993 Prizren. Të gjithë këta 15 persona kanë ra si grup i organizuar nga viti 1991 si njësi e lagjes 11 Marsi në Prizren, dhe i armatosur me vetinciativë nga mjetet vullnetare të dhëna nga z. Nexhat Ibrahimi. Përveq vendimit të gjykatës së qarkut në Prizren dhe vendimit ekzekutiv të gjykatës supreme të Serbisë në Beograd, posedojmë dhe dekleratat me shkrim dhe të vërtetuara te noteri të avokatëve që na mbrojten në procesin gjyqësor, si dhe dekleratat përkatëse të aktivistëve të qështjes kombëtare të asaj kohe si dr. Xhevat Hasanit dhe Skender Berishës (kordinoi me Salajdin Brahen tëra aktivitetet e organizimin e vetëmbrojtjes në komunën e Prizrenit) etj.
BUZEZ
Të shpërngulur:
Ali Hasani nga fshati Buzes. Ka lindur përafërsisht në vitin 1890. Është shpërngulur në Turqi përafërsisht në vitin 1932.
Shkaku i shpërnguljes: Xhandërmëria serbe duke i kërkuar prej tij armë e ka torturuar shumë herë. Përafërisht në vitin 1930 xhandërmëria serbe e ka torturuar (rrahur) në mes të fshatit.
Diku në vitin 1937 është kthyer për herë të fundit në Kosovë, në fshatin Buzes, për ta shitur një pjesë të tokës së tij për t`i pagur borxhet, sepse në Turqi i kishin ngordhur nga një epidemi të gjitha delet (rreth 500 copë) sa kishte pasur. Kjo ka qenë një goditje e rëndë për të e cila e ka detyruar që të punoj si rrogtëtar te qehajë të ndryshëm.
Në Buzes ka lënë katër djem: dy nga martesa e parë e dy nga martesa e dytë: Rrahimin, Abazin, Iljazin dhe Mazllamin. Nga pasardhësit e tij tani në Buzes, Prizren dhe në Austri janë 15 familje. Në Turqi ka lënë një vajzë nga martesa e tretë me një turke.
Ka vdekur në Turqi afër Ankaras në vitin 1961 derisa po bëhej gati të kthehej në Kosovë te djemtë e tij.
PLLAVË
Plotësim
Nga materjalet e prezantuara në numrin e kaluar në një rast në vend të Xhevit duhet të jetë Xhimshit Islam Tershnjaku. Gafurrin, nga fshati Pllavë ka ardhur dhe e ka marrë nga Shqipëria axha i tij Xhimshiti dhe ai deri në moshen kur ka shkuar në Shqipëri nuk është rritur te halla në Zaplluxhe si thuhet në numrin e kaluar, por te fqinjet e vet tek Shahin Tërshnjaku. Janë shpërngulur fillimisht në Kalimash e më vonë janë vendosur në Arapaj të Durrësit.
Të vrarë
Në masakrën famëkeqe të Tivarit, nga fshati Pllavë kanë qenë në grup: Izet Piraj, Idriz Xhema, Izet Cenaj dhe Eqrem Tërshnjaku. Gjatë udhëtimit për Kukës këta tre të parët e kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë ikur nga kolona. Eqrem Tërshnjaku, nuk ka mundur me ik dhe ka mbetur në kolonë. Gjatë udhëtimit në liqenin e Shkodres është vrarë. Eqremi ka lënë trashëgimtare një vajzë tetë muajshe, e cila është rritur te axha Myrtezan Tershnjaku. Lajmin për vrasjen e Eqremit e ka sjellur në fshat Nezir Krasniqi nga fshati Brezne, pasi edhe ai ka qenë bashkë me Eqremin.
SHAJNE
Të burgosur:
Sejran Sejrani, i lindur më 1919 në Shajne, i dënuar politik, gjatë vitit 1953 është dënuar me 3 vjet burg të rëndë, për veprimtari kundër shtetit. Burgun e ka mbajtur në burgun e Nishit. Gjithashtu gjatë LNÇ-së si ushtar në Rum (Vojvodinë) është arrestuar nga gjermanët dhe katër vite ka qenë i burgosur në Stallaq – Gjermani.
Në luftën Turko-Ruse:
Destan Ismail Hyseni dhe vëllau i tij
Islam Ismail Hyseni kanë marrë pjesë në luftën ruso – turke.
Islam Ismail Hyseni ka mbetur në luftë (është vrarë) ndërsa Destan Ismail Hyseni ka mbetur gjallë dhe pas një kohe është kthyer në vendlindje.
Të shpërngulur
Gjatë viteve të tridhjeta nga fshati Shajne nga dhuna Serbo-malazeze janë shpërngulur në Turqi edhe këta përsona:
Sejran Muharrem Sejrani,
Bulah Muharrem Sejrani,
Myreman Muharrem Sejrani,
Xhevit Muharrem Sejrani dhe
Nazmi Muharrem Sejrani ( vëllëzër).
Rufat Emin Sejrani.
Të gjithë këta persona kanë pasardhësit me familje që u jetojnë në Turqi. Fillimisht kanë qenë të vendosur në Fshatin Dyngjeli afër Babaeskisë e më vonë janë shpërndar në vende tjera të Turqisë.
Irfan Fazli Shabani para Luftës së Dytë Botërore ka shkuar në Turqi për të jetuar, por që ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
ZAPLLUXHE
Të burgosur
Naser Selim Selimi (Cera), i lindur në fshatin Zapluxhe më 1961, me banim në Suharekë. Më 1979 është arrestuar disa ditë, por më 1 maj 1981 është burgosur dhe dënuar me akuzë politike nga gjykata ushtarake në Sarajevë me 3 vjet burg, të cilën e mbajti në Sarajevë, Gospiq, Shibenik dhe Goli Otok.
BRRUT
Të vrarë të tjerë në masakrën e Brrutit:
- Adem Brruti (Dema i Hatës), masakruar te Livadhi Kasës në Bresanë
- Agush Mazllomi, i vrarë te Namazxhahu i Buzezit
- Asllan Hasani
- Bademe Mazllomi, e djegur në shtëpinë e kallur
- Katër vajzat e Bademës, të djegura në shtëpinë e kallur
- Beqiri, vritet te Shpija e Maxhypit
- Gjon Gjoni, vritet pranë dugojës së vet te Bakalli i Moqëm
- Ibrahimi
- Ismail Hasani, vritet në Prrojna
- Gruaja e Ismailit, vritet në Prrojna
- Jakë Gjoni, vritet pranë dugojës së vet te Bakalli i Moqëm
- Kamurka
- Kolë Gjoni, vritet pranë dugojës së vet te Bakalli i Moqëm
- Mursel Kameri, i ekzekutuar në oborrin e shtëpisë
- Naxhije Hasani, vritet në Prrojna
- Nesim Hasani, vritet në Prrojna
- Nuha i Xhemës
- Nuridini, vritet te Shpija e Maxhypit
- Rizai, vritet te Shpija e Maxhypit
- Sallahi i Zi
- Selman Roma, vritet në Ograde
- Shasivari, vritet te Shpija e Maxhypit
- Tafil Sinani, vritet te Qafëza e Brrutit
- Ukë Shabani, vritet në Kodër të Mushteknës
- Gruaja e Rystemit
- Gruaja e Selmonit
- Hyrije Tahir Salla, është djegur në oborrin e shtëpisë
Gra të vetëmbytura në puse, për të mos rënë të gjalla n’dorë të shkaut:
- Gruaja e Kadrisë
- Reja e Kadrisë, me dy fëmijët e saj
- Shemrije Beshiri
- Tetë gra tjera të cilave nuk u dihen emrat dhe
- Tre fëmijë të paidentifikuar
Lista e dytë poashtu është hartuar mbështetur në njohuritë dhe shënimet me të cilat dispononim. Edhe këtu kriter kryesor ka qenë rendi alfabetik aq sa ka qenë e mundur, sepse kjo rregull është thyer te grupet e masakruara për anëtarët e së cilave nuk kishim të dhëna identifikuese, si dhe grupi grave që u vetëflijuan duke u mbytur në puse disa prej tyre së bashku me fëmijët e vegjël në gji.
Të dhëna shtesë për viktimat tjera në Brrut e që nuk i përkasin masakrës te Lugi Brisë:
Armiku vrau e masakroi edhe të tjerë në fshat e rreth tij, disa u dogjën e disa gra janë vetëmbytur në puse. Ja p.sh. Ademi i quajtur si Dema i Hatës, si përfaqësues i fshatit vritet me grupin e të masakruarëve te Livadhi i Kasës në mes Bresanës e Blaçit. Agush Mazllomi u vra te Namazxhahu afër Buzezit. Mursel Kameri ekzekutohet në oborrin e shtëpisë. Gjon Gjoni, Jakë Gjoni dhe Kolë Gjoni vritën te Bakalli i Moçëm, aty ku punonin si dugojxhi të fshatit. Ndërkaq, Shasivari, Rizai, Nuridini dhe Beqiri pjestarë të komunitetit rom të cilët shërbenin në fshatin Brrut, ishin me shtëpi në fund të fshatit në drejtim të Kroit të Madh, janë vrarë në vendin e quajtur “Shpija e Maxhypit”. Ukë Shabani është vrarë te Kodra e Mushteknës. Selman Roma vritet në Ograde, kurse Tafil Sinani te Qafëza e Brrutit. Ismail Hasani me të shoqen dhe dy fëmijët Nesimin e Naxhijen janë vrarë në Prrojna. Po në këtë vend është plagosur në kokë edhe Rasim Zeneli, në moshë të re, i cili i shpëton masakrës dhe është një nga informatorët e këtyre të dhënave, gjë që edhe këto shënime i bënë më të besueshme. Gruaja e Kadri Bajrës me fëmijët dhe halla e Ymer Beshirit- halla Shemë (Shemrija) mbytën në pus të Qamil Kadrisë. Bademja, e shoqja e Agush Mazllomit me katër vajzat janë djegur në shtëpi. Nëna e Tahir Sallës, Hyrija është djegur në oborrin e shtëpisë, kurse fëmijët e saj Tahiri e Mamudija janë plagosur rëndë por kanë shpëtuar. Në pus janë mbytur edhe nëntë gra tjera, për tetë prej tyre nuk kemi të dhëna identifikuese.
BLAÇ
Të vrarë
Sylë Gejgica e Karaman Gejgica
Syla dhe Karamani kanë qenë vëllezër. Pinjollët e tyre sot janë familjet e fisit Aliu që jetojnë në Blaç, Prizren e Prishtinë.
Këta te dy vriten duke u ballafaquar me forcat e Perandorisë Osmane të udhëhequra nga Avlla Zhuri e Zyber Shajnja. Të njëjtit për një kohë të gjatë nuk kanë pranuar të shërbejnë në ushtrinë e Turqisë së kohës dhe pastaj kur bëhet përpjekje t’i rekrutojnë dhunshëm rezistojnë me armë dhe luftojnë deri në vdekje. Në fillim vritet Karamani dhe më vonë Sylën pasi e arrestojnë e vrasin në kufij të Blaçit e Zgatarit te vendi i quajtur “te Laki”. Ngjarjet janë zhvilluar aty në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kur shqiptarët filluan të mos i zbatonin me të madhe urdhërat që vinin nga Turqia dhe ligjet e saj.
Të shpërngulur:
Në vitin 1918 është shpërngul Elez Elezi me djalin e vogël, që e ka marrë pas ca vitesh. Kjo familje është vendosur Edirne, Havsa dhe ne fshatin Arpaq. Kjo familje ka më shumë antarë në Turqi.
Pjesëtarë në masakrën e Tivarit
Behexhet Tafili ka qenë me grupin e fundit të të mobilizuarve për në Tivar dhe në fushëbetejat e Jugosllavisë. I njëjti ka dëshmuar shumë herë se kur kanë arritur në Tivar nëpër vendet ku janë zhvilluar masakrat kanë parë shumë shenja gjaku e kufoma të mbetura kudo rrugës. Ky ka pasur fatin t’i mbijetoj masakrës dhe ka qenë i detyruar të luftoj deri në qytetin e Istrës.
Salih Zejnullahu është nisur për në Tivar bashkë me shqiptarë të tjerë por kur arrin në Shqipëri, më saktësisht në rrugën për në Shkodër ik nga rradha e të mobilizuarve dhe për një kohë të gjatë mbetet në Shqipëri deri sa qetësohet puna në vendlindjen e tij në Blaç.
Të burgosur
Më 1980:
Ramadan Zejnullahu dënohet me 60 ditë burg për veprimtari armiqësore pasi i njëjti në ditën e “1 Majit”, në kohën kur del para të pranishmeve panoja me mbishkrimin “Tito është i yni, ne jemi të Titos”, – e ka fyer këtë parullë dhe foton e diktatorit duke ia komentuar një bashkëbiseduesit të vetë: “Ky ka vdek moti, e këta ende po i thurin vargje”. Me këtë rast bisedat i dëgjon një goran dhe ai e paraqet rastin në polici. Organet policore me këtë rast i marrin masat dhe mësuesin Ramadan e dënojnë për propagandë e veprimtari kundërshtetërore.
Më 1981:
Reshit Aliu (i dënuar për flamur me 50 ditë),
Mitat Jusufi (i dënuar me 30 ditë për flamur),
Haki Avduti (i dënuar me 30 ditë për flamur, -një nga pinjollët e Shehit të Blaçit. Më vonë i vrarë bashkë me djalin e axhës së tij në Beograd në rrethana të pasqaruara asnjëherë. Djali i axhës së tij – Jakupi i biri i Fetah Avdutit ka jetuar në Prizren qysh në vitet 1970.
Nuri Bahtijari (i dënuar me 30 ditë burg për flamur),
Fadil Bahtijari (i dënuar 60 ditë burg për flamur në vitin 1981; 40 ditë burg për veprimtari tjetër armiqësore dhe 700 din. Dënimet e fundit i ka pasur në vitin 1990).
Vedat Jusufi (në vitin 1981 dënohet për flamur me 2000 din me të holla se i mitur; më 1989 me 40 ditë me burg dhe më 1990, 60 ditë burg. Në këto dy raste është zënë dhe dënuar në Prizren ku është marrë me veprimtari të ndryshme atdhetare. Ai ka qenë njëri nga të rinjët që është ndjekur, rrahur, malteretuar e burgosur më shumë në Blaç. Ka qenë pre e një lufte vërtetë të egër dhe speciale. Për çdo protestë, demonstratë dhe ndodhi politike që nuk i shkonte për shtati pushtetit të atëhershëm shtëpia e tij ishte pikë-kontrolli e bastisjeje. Duhet thënë se ai ishte bashkëkohanik dhe shokë i idealit me Ilmi Bahtijarin, – sot dëshmor i Republikës së Kosovës.).
Shënim:Të gjithë të dënuarit për flamur sipas shënimit më lart janë dënuar si pasojë e ngjarjeve në dasmën e Sedat Nuridinit ku këta të rinj, ceremonialin e dasmës e organizojnë vetëm me flamurin kombëtar pa e përfillur flamurin jugosllav. Pas këtij rasti fryma kombëtare dhe dasmat me një flamur fillojnë e bëhen në të gjitha fshatrat e Opojës.
Të burgosur më 1982
Hatim Aliu (i arrestuar dhe i dënuar me 15 ditë me motivin e hedhjes së parullave në fshatin Blaç). i njëjti ka qenë i përjashtuar nga shkolla në të njëjtën periudhë. Në këtë kohë ai ishte nxënës i vitit të dytë në gjimnaz, në Bresanë, që ishte paralele e ish-SHM “Emin Duraku” të Drgashit – sot Komuna e Sharrit.
Me rastin e arrestimit të Hatimit ka pasur forca të mëdha policore që e kanë rrethuar shtëpinë e axhës Sylë. Në bisedat e para mes eprorit dhe Sylejman Aliut, në një situatë të tensionuar zhvillohet edhe ky dialog:
Sylejman Aliu: Un’ s’e di pse ma keni rrethue shpin’?!
Komandanti policor: Ju jeni familje irredentiste dhe është në interesin tonë ta mbrojmë shtetin.
Sylejman Aliu: Pse a duhot çekaç shum’ milic me ardh’ e me bastis por ni carrok a?
Komandanti policor: Kemi për detyrë me ju bastis për gjërat personale të Hatimit dhe për armë.
Sylajman Aliu: Eh pushk’ s’un’ ke xhet se me pas pas s’t’kisha prit çeshtu, po ma ndryshe!
Komandanti policor: Mshile plak se me qenë për mua të parin të kisha arrestuar ty e pastaj tjerët …
Të burgosur më 1990
Rafet Dauti dënohet me 40 ditë burg për pjesëmarrje direkt në demonstratat e organizuara në rrugën e Bresanës më 28. 1. 1990;
Fadil Bahtijari dënohet me 40 ditë burg për pjesëmarrje direkte në demonstratat e organizuara në rrugën e Bresanës, më 28. 1. 1990;
Ymridin Halimi dënohet me 40 ditë burg për pjesëmarrje aktive në demonstratat e organizuara në rrugën e Bresanës, më 28. 1. 1990.
Të marrë në biseda informative
Më 1981:
Ymret Osmani,
Azem Zejnullahu,
Vedat Jusufi (i rrahur e i malteretuar disa herë),
Hysen Faiku,
Ajup Ajupi,
Kasam Zejnullahu,
Myzafer Jusufi (1984)
Vahit Halimi (pjesëmarrës direkt i demonstratave të vitit 1981),
Ymridin Halimi (pjesëmarrës direkt i demonstratave të vitit 1981),
Ysmet Ramadani (pjesëmarrës direkt i demonstratave të vitit 1981),
Rrahim Ymeri (pjesëmarrës direkt i demonstratave të vitit 1981),
Azem Zejnullahu (pjesëmarrës direkt i demonstratave të vitit 1981).
Shënim:
Pjesëmarrësit direkt të demonstratave të vitit 1981 kanë qenë aktiv në aktivitetet e këtij viti në Prishtinë.
Më 1981 Jazifer Nebiu arrestohet në rrugë dhe dërgohet në Stacionin e Policisë me alibinë se ka vënë Shenjën e Shqiponjës me Flamurin Kombëtar. Pasi është rrahur, malteretuar dhe është kërcënuar si nxënës i klasës së VI të gjimnazit është lënë i lirë.
Më 1990:
Rakip Dauti,
Vedat Jusufi,
Esfet Koçinaj,
Xhevdet Koçinaj,
Bedri Hajredini merren në biseda informative lidhur me protestat që ishin organizuar në fshatin Blaç. Të njëjtët malteretohen dhe rrahën në stacionin policor dhe edhe nga gjykatësi hetues.
Më 1990-1999
Salajdin Tafili (Kryetar i Këshillit për Arsim),
Asllan Zejnullahu (Kryetar i Këshillit për Financim të Komunës së Dragashit).
Shaban Tafili në vitin 1992 deri sa punon në Fushë me traktorin e tij, ndiqet nga njësitet speciale që kishin ardhur në Kosovë për ta vënë gjendjen e jashtëzakonshme. Kur e sheh se është duke u ndjekur nga vetura policore dhe pasi ia tërheq vërjejtjen për këtë Vesel Jusufi (bari delesh në atë kohë) e lë traktorin e tij dhe ik në drejtim të Rrëzave dhe Gurit të Blaçit. Dy nga komandot e Ushtrisë Jugosllave zbresin nga Lada Niva e marrin në shenjë dhe për një moment dëshirojnë ta vrasin. Megjithatë fati ka dashur që Shabani ta kaloj lumin dhe të arrijë deri te lithishtat e Rrëzave të cilat e mbulojnë dhe e shpëtojnë prej rrezikut. Më vonë, komandot serbe, shkojnë dhe ia shpërthejnë të gjitha gomat e traktorit Tip FERGUSON 539. Ky rast ka qenë i lajmëruar edhe në Buletinin javor të KMLDNJ-së (Dëshminë e ka dhënë Vesel Jusufi si dëshmitarë rasti pasi ruante delet e veta në pjesën ku ishin zhvilluar ngjarjet). Aty afër ka qenë duke punuar dhe babai dhe nëna e Shabanit dhe e kanë parë ngjarjen lidhur me djalin e tyre në tërësi. Nga trishtimi i asaj që ka parë nëna e Shabanit ka vuajtur një kohë të gjatë pasojat e stresit shpirtëror.
Samir Tafili merret në biseda informative si nxënës i Gjimnazit “Emin Duraku” (tash SHML: “Ruzhdi Berisha”) lidhur me aktivitetet e nxënësve të kësaj shkolle dhe solidarizimit të tyre me Grevën e Minatorëve të mbajtur nga 20 shkurti deri më 28 shkurt të vitit 1988. Bashkë me të kanë qenë edhe profesorët Xhevdet Ibrahimi dhe Hajriz Meleqi. Samir Tafili dënohet me një vit me kusht nga gjyqtari i çështjes Ragip Bajri.
Hajriz Meleqi është marrë në biseda të detyrueshme informative si pjesëmarrës i përkrahjes së Grevës së Minatorëve në vitin 1989 (shih edhe te Samir Tafili).
Dashnor Kamberi, për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjet e Grevës së Minatorëve merr masë parapërjashtim nga Shkolla e Mesme “Emin Duraku”, duke u ndjekur edhe si organizator i protestave në kuadër të fshatit Blaç dhe shkuarjes së tyre për në Prishtinë. Akuza i heshtet me motivin se ka qenë ende i mitur.
Ajni Sylejmani tregtar, më 1998 burgoset dhe dënohet me burg. Motivi i burgosjes ka qenë vënja në gjurmë e aktiviteteve të tij në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së në Zonën e Vrrinit. Ajniu ka qenë i malteretuar dhe i rrahur në të gjitha fazat e kryerjes së denimit dhe të hetimit lidhur me rastin.
Hysen Sylejmani në mesin e viteve 1990 është marrë në biseda informative dhe i është nënshtruar dhunës speciale duke pretenduar se ka armë dhe nuk po e dorëzon. Për një kohë të gjatë rrahet kokës që si pasojë ka pasur çrregullimet shëndetësore të mëvonshme dhe së fundit i njëjti vdes.
Thirrje në polici për armë
Ramadan Koçinaj në vitin 1996 ftohet në bisedë informative te Stacioni Policor te Zymi. Pas bisedave rutinore Komandanti i Stacionit i kërkon që ta dorëzoj armën që i njëjti nuk e kishte. Për javë të tëra Ramadani vihet nën presion të strukturave shtetërore për armë dhe duke i vënë kushtëzime e kërcnime deri sa më në fund vendos të largohet përkohësisht në Gjermani. Atje qendron për një kohë të gjatë dhe në vendlindje kthehet vetëm pas qershorit të vitit 1999.
Sedat Nuridini më 1 shtator të vitit 1998, në kohën kur ka nisur Ofensiva e Vërrinit, bëhet pre e një sulmi të njësiteve paraushtarake të Serbisë te Stacioni i Policisë në Zym. Sedati atë ditë, nga që nuk kishte lëvizje të autobusëve, udhëton me Ridvan Muhamedin e Bresanës për në Prizren ku e kishte gruan e sëmurë dhe të shtrirë për shërim në spital. Kur makina e tyre arrijnë para patrullës së njësive speciale pa paralajmërim gjuhet me qëllim për t’i eleminuar udhëtarët brenda saj. Fati ka dashur që, edhe pse makina është shpuar me plumba në të katër anët, Sedati me bashkudhëtarin e tij të mos lëndohen fare. Pas gjuajtjeve në makinë intervenon komandanti i policisë duke dhënë urdhër për ndërprerjen e zjarrit dhe makina me udhëtarët e saj të kthehet prapë në fshatin Bresanë e Sedati pastaj të kthehet në fshatin Blaç. Ky rast ka qenë lajm në Buletinin e Luftës së Kosovës që jepej nga Zëri i Amerikës. Lajmin e ka dhënë gazetari Fahri Musliu.
PLLAJNIK
Të shpërgnulur, të humbur:
Osmon Abdulla Berisha i humbur në vitet 30-ta
Shaip Abdulla Berisha i humbur në vitet 30-ta
Nexhip Qusaj i shpërngulur në Turqi
Mehmet Qusaj i shpërngulur në Turqi
Zeqir Berisha – ka shkuar fillimisht në Maqedoni, e pastaj nga aty kalon në Turqi, ku në vitet 2000 ka vdekur. Ka pasur 3 djem.
Safet Berisha dhe Ismet Berisha nga viti 1937 ka qenë në Tiranë dhe ka mbetur atje.
Ismet Berisha njëjtë sikur Safeti.
Sadet Berisha më 1971 ka shkuar në Nju Jork në SHBA dhe më nuk është kthyer. Ka dy djem e dy vajza.
Hyrmet Berisha (djali i Sadetit) më 1999 ka shkuar në Nju Jork në SHBA. Ka 2 djem e dy vajza.
Zijaledin Berisha më 1981 ka shkuar në Nju Jork në SHBA. Ka dy djem.
Shahadin Berisha ka vitet 1978 – 79 ka shkuar në Nju Jork në SHBA. Ka dy djem dhe një vajzë.
Zahadin Çengaj në vitet 70 – ta ka shkuar në Australi.
Të burgosur
Mehas Qusaj i dënuar më 1989 me një muaj burg për pjesëmarrje në demostrata.
Sedat Qusaj i dënuar më 1989 me një muaj burg për pjesëmarrje në demostrata.
Hajrim Çengaj më 28 shkurt 1998 arrestohen në Prizren dhe pas mbajtjes 3 muaj në qeli, dënohet me 3.5 vjet burg, nga ku lirohen për mbrojtje në liri derisa aktgjykimi të marr formën e prerë derisa aktgjykimi t’i bëhet i plotfuqishëm. Pastaj pas daljes së tyre në shtabin e UÇK-së në Vërri, i vin edhe dy akuza tjera shtesë si dhe një nga gjykata ushtarake e Nishit ku bashkë me disa shokë të tjerë nga Vërrini dënohen me mbi 30 vjet burg.
Të vrarë
Hamëz Domuzeti, i vrarë më 1918 te mali i Xerxes
Tahir Berisha, hoxhë i fshatit, i vrarë më 1918 te mali i Xerxes
Të humbur:
Milazim Domuzeti ka shkuar në Beograd në vitet 50-ta është martuar atje dhe nuk është kthyer kurrë
Hasim Domuzeti ka shkuar në Beograd në vitet 50-ta është martuar atje dhe nuk është kthyer kurrë
Rrahim Domuzeti ka shkuar në Beograd në vitet 50-ta është martuar atje dhe nuk është kthyer kurrë
Osman Domuzeti ka shkuar në Beograd në vitet 50-ta është martuar atje dhe nuk është kthyer kurrë.
Ibrahim Domuzeti ka shkuar në Beograd në vitet 50-ta është martuar atje dhe nuk është kthyer kurrë.
Qamil Berisha ka dalë në vitet 1970 – ta në Maqedoni dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Të torturuar:
Yrfet Berisha në mars të vitit 1999 është marrë në bisedë informative në stacionin e policisë serbe te Zymi, me pretekst të kërkimit të armëve.
RRENC
Të shpërngulur
Hylmi Hasani 1872, për shkaqe ekonomike shpërngulet me gjithë familjen në Tetovë më 1913, ku edhe sot gjendet familja e tij.
Të vrarë
Humisha Kajbe, nëna e Islam Kajbes me 1912, është vrarë duke mbrojtur djalin e vetëm i cili ishte i plagosur rëndë po në këtë vit.
Muharrem Kajbe, më 1917 është vrarë në të dalë prej Prizrenit. Ai ishte duke ardhur prej Nishit, ku ndalet nga policia në të dalur të Prizrenit, kur vërehet se është djali i Islam Rrencit plaqkitet dhe vritet.
Të torturuar
Azem Hoxha 1878, imam në fshatin Rrenc, ishte i përndjekur nga policia duke u urdhëruar që ta mbyllte xhaminë.
Iliaz Kajbe, më 1996 thirret në bisedë informative, te stacioni i policisë te pishat afër Zymit.
Rami Skeraj, më 1996 është marrë në bisedë informative, te stacioni i policisë te pishat afër Zymit.
Fejzi Gërdellaj, më 1996 është thirrur në bisedë informative, te stacioni i policisë te pishat afër Zymit.
KOSAVË
Të torturuar
Në vitin 1946, pas Luftës së Dytë Botërore, në kërkim të armëve janë përndjekur disa banorë të fshatit Kosavë dhe fshatrave për rreth si fshati Pllajnik dhe Kapre.
Në bazë të informatave të mbledhura në teren, nga njerëz që ishin dëshmitar okular, del se në fshatin Kosavë është ushtruar dhunë dhe presion i paparë ndaj disa fshatarëve:
Hamdi Reshit Tytyrit-(1910)-Akcioni policor 1946
Hysni Reshit Tytyrit-(1912) -Akcioni policor 1946
Milaim Sherif Tertini-(1900)- (Pas torturave që i bëhen, detyrohet të tregoj se armën e kishte shit në fshatin Blaç, për ta siguruar kafshatën e gojës, meqë edhe djalin që e kishte me emrin Hebib Milaim Tertini, i cili kishte ikur me një grup shokësh, nga friga në Shqipëri, ku edhe kishte vdekur).
Xhemali Rystem Mejzini-(1913-1998), më 1945 ftohet në bisedë informative në Dragash, ku akuzohet si Ballist dhe me urdheresë dërgohet në burgun e Prizrenit, ku me procedurë të shpejtë burgoset pa gjyq. Arsyeja e vetme ishte se Xhemaliu ishte pajisur me dokumentin personal (Letërnjoftim) në organet e komunës së Gjakovës, ku asokohe punonin dhe vepronin bashkë me familjarët e tjerë. Në pyetjet e organeve te sigurimit në Dragash, lidhur me LKJ-në, Xhemaliu përgjigjet, se ata (komunistat) nuk janë njerëz të mirë, janë antifetar etj. Kështu akoma më shumë jep shkas për dënim më të lartë sipas regjimit të asaj kohe. Por, pasi që vëllai i tij Nuridin Rystem Mejzini, gjatë kohës së luftës kishte ndihmuar disa familje partizane, gjakovare, i vjen në ndihmë vëllait të burgosur, përmes intervenimit dhe ja arrin që dënimi të zvoglohet në dënim burgim deri në tre muaj, të cilin Xhemaliu e vuan në burgun e Prishtinës.
Të gjithë këta, si dhe Reshit Domuzeti nga Pllajniku, Hysen Kryeziu nga Kapra, si dhe Ibrahim Mehmet Kryeziu nga Kapra, janë rrahur te jazi në Kosavë më 1946 duke i futur edhe në jazin e mullirit, deri në alivanosje, ku pastaj dhunuesi (njëfar polici me emrin Misin), bashkë me ekipin apo patrullen policore i ngrohnin të maltretuarit në dhomën e Tahirit Shases, sepse aty ishte vendqëndrimi i kriminelëve, jo pse deshironte i zoti i shtëpisë, por se ishte oda më e përshtatshme dhe më afër lumit të fshatit.
Të dhënat për këtë ngjarje, kryesisht janë marrë nga njerëz të moshuar që ngjarjen e kanë përjetuar në një mënyrë, si J.K, I.M, Sh.M. etj.
Tahir Guraj (i rrahur prej goranëve, sipas djalit të tij Sejranit, në hyrje të fshatit Kosavë në vitet 1945/46.
Reshit Guraj, në vitet 1945/46 i përndjekur (nëna e tij e ka mshefur në grop të zjarrit, që e ka hapur thellë paraprakisht dhe në moment kur vijnë për ta kërkuar, nëna e tij ndezën fierin mbi gropë të zjarrit. Të tmerruar nga tymi, ikin patrulla e policisë duke shpëtuar Reshiti brenda në gropë.
Nuhi Nuridin Mejzini më 1946 largohet nga shtëpia dhe gjen strehim në Hagjiq të Bosnjes, për t’ju shmangur përndjekjes policore.
Sabri Avdyl Spahiu, poashtu largohet pa gjurmë nga shtëpia dhe gjen strehim dikund në vend të panjohur (te miqtë) e pastaj kthehet në fshat.
Tre të fundit, sipas një dëshmitari të gjallë i kanë ndjekur policia nëpër livadhe dhe te një mullak në livadhet e Kukit, këta janë strehu në mullak, ndërsa policia i ka humbur gjurmët e tyre duke menduar se në mullak s’kanë mundur të hyjnë, kështu që nga ai moment secili ka gjetur strehim diku.
Akcioni i pushkëve në vitin 1955
Shaban Rufat Kolloni-(1920)-Kosavë, është nxjerrur me dhunë në mesnatë nga shtëpia, ashtu si ishte me rroba nate dhe është rrahur pamëshirshëm në Llapushnik, kurse pastaj është maltretuar disa herë me radhë edhe në vende tjera, me pretekstin e kërkimit të armëve, ku nga pasojat e dëmtimit të veshkave, vdes në fillimet e viteve 70-ta.
Osman Hoxha (Kulupi) – (1925) – Kosavë, detyrohet të ecë këmbëzbathur deri në Dragash ku maltretohet dhe pastaj kërcnohet nga organet e kohës edhe me likuidim fizik. Pastaj detyrohet të largohet nga vendi pa gjurmë. Një kohë qëndron në Greqi, prej nga më vonë kalon në Turqi dhe kur mendon se akcioni i pushkeve kishte përfunduar, përmes Italisë kalon në Jugosllavi, ku zihet nga organet dhe burgoset në burgun e Nishit për gjashtë muaj pa kurrafër dëshmie. Pas kësaj kohe sa u mabjt në burg, në mungesë të dëshmisë, lirohet nga burgu.
Plisi, shkas per dhune psiko-fizike
Idriz Sait Kuteli-(1925-1993) – Kosavë, maltretohet nga patrulla e policisë në rrugën Kosavë-Pllajnik, te vendi i quajtur “Vorri i Plakut” në verën vitit 1955. Shkaku i dhunës së ushtruar ndaj tij, ishte plisi i bardhë që e mbante në kokë.
Po për këtë shkak u maltretuan edhe shumë të tjerë.
Dhuna e viteve `90-ta
Disa djem të moshës madhore, u ftuan në shërbimin ushtarak, kryesisht në ish republikat Jugosllave ku çdo qast pritej shpërthimi i luftës, ku shqiptarët do të bëheshin „mish per top“!
Në vitin 1990/91, ftesen për JNA e marrin disa të rinj si:
Fadil Nazmi Mejzini (nxënës i shkëlqyeshëm në shkollën e mesme. Fillimisht, ilegalisht ikë në Shqipëri, ku pas kthimit dënohet me burgim prej disa muajsh. Pas përfundimit të burgut, dërgohet në shërbimin ushtarak më 1990).
Sylejman Nuhi Kolloni,
Sevdali Ismail Sofiu,
Iljaz Xhevat Tertini,
Mumin Hajredin Spahiu dhe të tjere, disa prej të cilëve më vonë dërgohen edhe në frontin e luftës në Knin, si Iljaz Tertini dhe Reshat Berisha nga Pllajniku.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, dy nga pjestarët e përmendur (Fadil Mejzini dhe Iljaz Tertini) kthehen me pasoja të rënda psiqike nga lufta e përjetuar.
Dhuna e ushtruar mbi aktivistët e lëvizjes së viteve `90-ta
Ibrahim Adem Mejzini njëri nga studentët e fshatit Kosavë, më 20 janar të vitit 1990 në tubimin e studentëve të UP, para ish Komitetit Krahinor, lexoi para masës së tubuar kërkesat e studenteve, me ç’rast intervenoi policia serbe duke i shpërndarë studentët.
Paraqitja e Ibrahimit para mases, ishte shkaku që të nesërmen, policia vjen në fshatin Kosavë për ta arrestuar të njëjtin dhe pasi që e fusin në makinë, i tërë fshati intervenon në bllokimin e rrugës së fshatit. Kështu policia detyrohet ta liroj nga arresti Ibrahim Mejzinin, me kusht që ky vet të lajmërohet në stacionin e policisë në Dragash. Diten në vijim, disa fshatar të organizuar nga Kosava paraqiten në policinë e Dragashit duke protestuar kundër marrjes (arrestimit) të Ibrahimit
Pasi që biseda e fshatarëve me policinë nuk dha rezultate, Ibrahimi detyrohet që ilegalisht ta kaloj kufirin shqiptaro-shqiptar dhe për një kohë të qëndroj në Shqipëri, prej nga shkon në Gjermani, ku edhe sot e kësaj dite jeton dhe vepron.
Rami Xhemali Mejzini, aktivist, i cili disa herë me radhë u ftua në bisedë informative. Ishte anetar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Dragash.
Nuridin Idriz Kuteli, aktivist dhe kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, dega në Dragash – më 17 nëntor 1992 arrestohet në Prizren, në mbledhjen e Shoqates, bashkë me perfaqësuesit e Degëve të (Sh.K.Sh.Sh.) nga të gjitha viset e Kosoves. Pas qëndrimit dhe represionit të ushtruar në qendrën policore të Prizrenit, për disa orë, në orët e hershme të mëngjesit, gjithë të arrestuarit lirohen me kushte qe tu nënshtrohen pastaj procedurave të ”rregullta ligjore”. Pas këti arresti policor, ditët në vijim Sherbimi Informativ serbë i ftoi në biseda informative, pothuaj në çdo javë si në Dragash, ashtu edhe te Pishat e Zymit, ku u morën në pyetje nga puntorët e sigurimit shtetror serbë Orhan Memishi dhe Lulzim Neziri.
ZGATAR
Të burgosur:
Nexhat Ibrahimi është burgosur në Sarajevë nga 03.12.1981 deri 01. 02.1982, me akuza për organizim të demonstratave në Sarajevë dhe përkrahjes së demonstratave në Prishtinë. Dënimin e ka vuajtur në Burgun qëndror të Sarajevës.
Naxhi Ibrahimi i cili më 1993 është dënuar te grupi i hoxhallarëve me tre vjet dhe pas qëndrimit 52 ditor në burg ku i është nënshtruar torturave mizore, është liruar në mbrotje ne liri. Edhe pas lirimit për mbrojtje në liri, është maltretuar shumë herë fizikisht nga Zoran Tanaskoviq, ku si pasojë është detyruar të ikë për Maqedoni, Shqiperi, Itali, Francë dhe në fund kalon në Zvicër.
Salahudin Ibrahimi, ka qenë hoxhë me profesion. Në vitet e pasluftes së dytë botërore ka punuar si mësues në Bresanë. Aty është arrestuar bashkë me Rushdi Kabashin nga Korisha dhe të tjerë. Janë mbajtur në burgun e Prizrenit 4 muaj, me akuzën se i përkasin Ballistëve dhe se kanë lidhje me Londrën. Vetëm me ndërhyrjen e Fadil Hoxhës kanë shpëtuar. (Fadil Hoxha e ka pasur Rushdi Kabashin djalë të mikut).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.