Një staf me grup mosha te reja, filluan një rrugëtim mjaftë të vështirë. Duke e parë mungesën e një mediumi në vendin e tyre, pra në Komunen e Dragashit (Sharrit), ata morrën përsipër këtë rrugëtim për të hapur një medium i cili kohë pas kohë do ti plotësoj të gjitha nevojat e mediumit në rajonin e Dragashit edhe më gjërë. Kjo rrugë juve do të ju drejtojë në kanalin e “Televizionit OPOJA”, televizioni i parë i kësaj komune. TV Opoja ka filluar trasmetimin në My tring IPTV, dhe në të gjitha platformat IPTV në gjuhën shqipe.
Televizioni OPOJA – …gjithëman me ju, vetëm për ju…
Drejtori i “TV OPOJA”, Miran Emini, i cili gjëndet në mërgim në Austri, por dashurin për atdheun do të tregojë përpes hapjës së një kanali televizivë për vendin e tij “Opojën”. Edhe pse është shumë i ri në moshë, ambicja dhe dashuria për të hapur kanalin e parë televizivë në komunën e Dragashit (Sharrit), kanë bërë që Mirani të merr rrugën për të bërë vendin e tij me medium televizivë.
Miran Emini, ka thënë për Portalin Opoja.net se “Duke e parë mungesën e një mediumi në Komunën e Dragashit qysh në moshë te re kam endërruar të kemi edhe ne si rajon një medium ku mund të e përfaqesojm dhe të informojmë të mirat për trevën e Opojës, keshtu me 22 dhjetor të vitit 2014 është leshuar për herë të parë Tv Opoja në transmetim në internet dhe mandej në platformat te ndryshme mediale“.
Televizioni Opoja, është medium i bashkëpunimit, ajo që në fillim bashkëpunoi me mediat e rajonit të Dragashit. Portali Opoja.net dhe Radio Sharri mediumet e para që filluan këtë bashkëpunim. Portali Opoja.net dhe Televizioni Opoja u bashkuan në një medium të përbashkët.
Drejtori i Portalit “Opoja.net”, Kushtrim Guraj, ka thënë së “Pas hapjës së Portalit Opoja.net në vazhdim do të shikojë mundesin e parë e hapjës së një televizioni për Opojën, e kjo u arrit vetëm pas bisedës së parë me Miran Eminin. Një staf me grupë mosha të reja me një menagjerë si Elvan Shyqeriu, me dizajnerin Rrahim Sylejmani, kamermanin Durak Hasani dhe të tjerë. Është kënaqësi të jem pjesë e këtij stafi dhe të vazhdojmë këtë rrugëtim deri në arritjen e një mediumi i cili i plotëson të gjitha nevojat”
Televizioni Opoja, me fillimin e trasmetimit në internet dhe IP TV, ky medium i ri doli të këtë një shikueshmeri shumë të mirëpritur me një bashkëpunim të gjërë me artistët shqiptarë anëmbanë botës ky flitët shqip. Shikuesit e parë që e shikun trasmetimin e Tv Opojës ishin nga diaspora dhe tashmë trasmetimin po jepet në të gjitha IP TV në gjuhën shqipe.
“Si në fillim me startim të programacionit tanë nëpër platformat të ndryshme kemi marrë shumë kërkesa nga bashkëpuntor të ndryshme nga të gjitha drejtimët keshtu që me ndihmën e tyre kemi arritur të depertojm në të gjitha platëformat në diasporë e keshtu që për nje kohë të shkurtë kemi arritur në faqen zyrtare në facebook mbi 10 mijë përkrahes që të cilet qdo ditë na shkruajn dhe na japin lavdata por ndodhë edhe nga ta që ndonjeherë na kritikojn dhe na sygjerojn për ndonje gjë . Në me te shumten e rastëve kemi artistë te ndryshem të cilet nëpërmjet ekranit të Tv Opojës mundohemi të i promovojm me materialet e tyre që kanë bërë për publikun e dashurë” është shprehur drejtori, Miran Emini.
Televizioni Opoja trasmetimin e saj e filloi në internet më pas filloi në trasmetim në IPTV, shumë platëforma në diasporë filluan bashkëpunimin dhe trasmetimin e kanalit “TV OPOJA”. E gjitha kjo dëshirë ec me hapa shumë të shpejtë tashmë TV OPOJA trasmetohet në gjitha IPTV në gjuhën shqipe. Trasmetimi në platformën më të madhe tashmë ka filluar MyTringIPTV.
Elvan Shyqeriu, menagjeri i Televizionit Opoja ka thënë se “Tv Opoja si televizion në fillimet e veta ka qënë risi për shikuesit e vet pasi që ka edhe shumë televizione tjera si televizioni Opoja por puna e pa ndalur nga ne që jemi munduar që sado pak të bëjm programin atraktiv për shikuesit njashtu edhe me biseda me platforma televizive të pa nderprera duke premtuar që ne do të bëjm punë të shkelqyer që të jemi afer shikuesëve sot kemi arritur që të depertojm edhe në platformën televizive MyTringIPTV e cila për neve është edhe suksesi më i madhë dhe që na jep forcë e kurajo që të vazhdojm punën tonë edhe me tutje”
Trasmetimi i parë i Televizionit Opoja në internet është Portali Opoja.net, me pas televizioni Opoja hapi edhe webfaqen e saj Opoja.tv, ndërsa trasmetimi i parë në IPTV është platforma IPTV ILIRIA.
Portali Opoja.net dhe IPTV Iliria janë të parat që na hapën rrugën e trasmetimit të televizionit Opoja, i falëndëroj ata pasi kanë qënë të parët që e kanë trasmetuar TV Opojën gjithashtu trasmetimi është bërë edhe në webfaqe e TV Opojës Opoja.tv” është shprehur, Elvan Shqyeriu.
Ekrani i televizionit Opoja është krijuar krejtësisht origjinal, logo, video prezentimet, idet dhe dizajni kanë arritur dhe kanë dalur bukur në syrin e shikuesit.
Rrahim Sylejmani, dizajneri i televizioni Opoja ka thënë se “Qysh në fillim, edhe para se të fillojë transmetimi i TV Opoja unë isha I vetmi nga antarët e stafit që merresha me dizajn grafik, kur mora përsipër dizajnimin e logos së TV Opoja kisha paksa njohuri dhe ide, mirpo për TV Opoja logo duhej të ishte speciale dhe jo e kopjuar, gjithqka duhej të ishte origjinale dhe kreative, logo-n deri tash e kemi ripërtrirë tre here dhe siq duket kemi arritur në diqka creative dhe krejtësisht origjinale. Për sa i përket videove dhe prezentimeve, poashtu edhe kto janë punuar dhe montuar nga unë, por për ketë punë u jemi falendërues dhe një stafi televizivë me përvoj pune që na ndimuan e na këshilluan, që të jemi sa më kreativ, pjesa më e madhe e promove e montazheve tjera janë origjinale, që mund ti mbrojm edhe me të drejtën e autorit”
Televizioni Opoja në rastin e një vjetorit hapi edhe webfaqen e saj www.opoja.tv pra më 22 dhjetor të vitit 2015. Një pamje dinamike me ekranin e televizionit që në hapje.
“Po është e vërtet, unë jam marrë edhe me dizajnimin e uebfaqës së televizjonit, dhe ketë punë e përfundova kohën e fundit, për momentin uebfaqja po duket bukur edhe pse nuk kishim në dispozicion mjete materjale e që na u nevojitëshin shumë ne u munduam që uebfaqen ta dizajnojm në mënyren me të bukuar e duke I ndjekur metodat më klasike të kohës, duke e pas parashysh se s aka pas investim në atë uebfaqe mendoj se dukët shum mire. Ketë mund ta vlersoni edhe ju ?, ka thëksuar, Rrahim Sylejmani.
Televizioni Opoja tash e dy vite ka arritur një audiencë shumë të mirë ndajë mediumeve të tjera lokale, me një kualitet dhe sinjal profesional HD. Tash së fundemi ajo ka filluar trasmetimin në MyTringIPTV.
“Tv Opoja tash e dy vite gezonë nje audiencë tejet të mirë ndaj mediumeve të tjera lokale si dhe në anen kualitative ne jemi me sinjal tejet te kristalizuar të kualitetit HD . Tash së fundi kemi arritur marrëveshje me kompanin Tring e cila do të na përkrahin në editimin e sinjalit të Tv Opojës në platformen e tyre prestigjoze MyTringIPTV” ka thëksuar, Miran Emini.
Si ishte momenti i trasmetimit të parë, drejtpërdrejt në Televizionit Opoja ? Trasmetimit në Ditën e Fitër Bajramit më: 17.07.2015 në xhaminë e re “muderris Rexhep Ismaili” në Bresanë, falja e namazit të Bajramit, na tregojnë stafi i TV Opojës:
Rrahim Sylejmani: Ndjenja e asaj dite ? Hahaha nuk mund ta përshkruaj me fjal, sa që isha i gëzuar aq isha edhe në ankth e frikë, a do të shkojë gjithëqka mirë ? A do kemi ndonjë problem teknik ? apo diqka e tillë, isha shumë i stresuar, ngase një përgjithesi e madhe ishte mbi mua ngase unë i punova të gjitha montazhet, promot e reklamat. Në gjdo qast prisja që diqka do filloj e të shkojë keqë por falë Zoti gjithëqka shkoi shumë mire deri në fund të ati transmetimi, sdi qka të thëm më shumë .
Miran Emini: Isha tejet i emocionuar në momentet kur e pash për her të parë ku ishte duke u transmetu drejtpërsedrejti nga vendlindja ime sa që as lotet nuk mundesha te i mbaja nga gëzimi.
Elvan Shyqeriu: Por nuk ishte edhe aq e let qe ta organizonim nje gjë të tillë pasi që na u deshke që të kemi financime dhe me e rëndesishmja edhe puntor profesional por këto gjerat i siguruam në kohë dhe arritem ta benim trasmetimin e drejpërdrejt nga xhamia e re e fshatit Bresan në diten e fitër Bajramit ku aty e trasmetuam programin e mbajtur nga hoxha i ndëruar, Kasam Muhameti, po ashtu edhe faljen e fitër Bajramit.
Kushtrim Guraj: Filluam organizimet, punë, financa, ekip, kamera, diqka që një staf i ri po organizon për hërë të parë, të gjitha u arritën ekipi e bërë punën edhe më mirë se që ishte planifikuar. Është një ndjenjë e cila vetëm një moment mund ta kaplojë njeriun, ndoshta edhe ne trasmetimet tjera do të jetë ashtu.
Durak Hasani: Transmetimi live për mua ka qënë hera e parë që e bejë për një televizon. Kalum mir si për fillim ishte një ndjenjë e mirë punonim kolektivë. Kaloj gjithëqka mirë. Me stafin që mka ra me punu gjatë ati transmetimi kalum shumë mirë. Sa për të ardhmen unë si kamerman mendoj që prap do të kemi raste të punoj me TV Opojën.
Në fund stafi i Televizionit Opoja shpreson që pas shkrimit të publikuar në “Opoja.net” të na mbeshtesin më shum institucionet e komunës tonë, që deri me tani jemi të zhgenjyer shumë nga ta, ne do të vazhdojm të jemi ‘’…gjithmonë me ju, vetëm për ju…’’ .
© Opoja.net / Opoja.tv
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.