Trajneri i Manchester United, Ten Hag, konfirmoi në një konferencë për shtypin se mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Aston Villas i faturohet një problemi të tij shëndetësor. Gjithsesi, trajneri holandez nuk u shfaq shqetësuar për këtë:
“Nuk e di se kur do të jetë sërish gati, por nuk jam i shqetësuar”.
Holandezi shkoi më tej kur u pyet nëse Ronaldo po ruhej për Kupën e Botës, në Katar:
“Asgjë nga këto, ai është i sëmurë, prandaj nuk luan.”
Cristiano Ronaldo do të marrë pjesë për herë të pestë në Botëror e praktikisht e fundit në karrierën e “yllit” portugez (pas katër vitesh do të jetë 41 vjeç). /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.