Thaçin E Pyesin A Do Ta Udhëheqë Ai Apo Hoti Dialogun: Kjo Është Përgjigja E Presidentit

Opoja.net Opoja.net Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka rëndësi kush e udhëheqë dialogun me Serbinë, por se nevojitet koordinim me njëri-tjetrin që ky proces të ketë sukses, shkruan Gazeta Konkrete.

Kështu ka thënë ai para mediave ku shtoi se synimi i gjithë kësaj është që dialogu të përfundojë me njohje reciproke për të dy vendet.

“Ne përballë Serbisë kemi qenë gjithmonë të bashkuar, ne nuk jemi në garë përballë Serbisë por jemi për të plotësuar e koordinuar njëri-tjetrin që ky proces të përmbyllet suksesshëm dhe të kemi njohjen reciproke prandaj ky është synimi i të gjithë neve në Kosovë”, ka shtuar ai.

Tutje, Thaçi ka thënë se Kosova në këtë proces ka përkrah SHBA’në dhe aleatët tjerë ndërkombëtarë.

“Si president i vendit shpreh mirënjohjen dhe jam i inkurajuar pasi kemi cdo pengese përms së cilës Serbia tentoi t’i ikë dialogut.

Së pari Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA’në dhe aleatët tjerë, i cili do të përfundojë me njohje. Nuk kemi çfarë të hezitojmë”, ka thënë Thaçi, shkruan Gazeta Konkrete.

Në fund Presidenti ka bërë thirrje që dialogu të nis më shpejt, pasi Kosova është gati.

“Jam i sigurt dhe ne kemi shpresë që do të përmbyllet në vullnet të qytetarëve të vendit. Duhet të lëvizim sa më shpejt që të jemi pjesë e BE’së dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare. Prandaj Kosova është gati.”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia pritet që shumë shpejt të kthehen në tavolinën e dialogut pas heqjes së masës së reciprocitetit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-