Opoja.net

Thirrje për Aplikim në Inkubatorin Rajonat të Biznesit në (Dragash)

Shpallje & Njoftime

Inkubatori Rajonal i Biznesit në Dragash është një iniciativë që implementohet nga Qendra Rinore “AVOKO” me qëllim të përfshirjes së të rinjve në rajonin e Dragash-it për t`ju ofruar mundësi për zhvillim të bizneseve të tyre. Inkubatori Rajonal i Biznesit në Mitrovicë është mbeshtetur nga Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë(PZHRK)– Fondi Shtesëi financuar nga Banka Botërore.

Inkubatori i biznesit është një organizim për mbështetje të procesit të ndërmarrësisë, për të ju ndihmuar bizneseve të reja nëpërmes ofrimit të shërbimeve siç janë trajnimet e ndryshme në menaxhment apo hapësirë për zhvillimin e biznesit.  Për këtë qëllim është bërë përzgjedhja e Qendrës Rinore “AVOKO” në Dragash për të vepruar si Inkubator Rajonal i Biznesit me qëllim të ofrimit të mbështetjes së tillë për ndërmarrësit  e rinjë.

Prandaj, ftohen të gjithë të rinjtë/rejat nga nga mosha 18-35 vjeç, të cilët/at njëherit janë edhe përfitues/e të grantit nga PZHRK që të aplikojnë për t’u vendosur në inkubator ku gjatë kohëzgjatjes dhe qendrimit ne inkubator do të përfitojnë nga shërbimet falas të inkubatorit siç janë:

  • Zyre individuale pa pagesë
  • Shërbime bazike për një lokal
  • Qasje në internet
  • Shërbime të sigurisë
  • Vendosje në afërsi të transportit publik
  • Punëtori dhe mentorim
  • Konsultimet me ekspertë të fushës biznesore
  • Forume mujore
  • Ndihmë në qasje në kredi të vogla biznesi dhe qasje në fonde

 

Shërbimet e Inkubatorit të Biznesit

IB siguron një numër të shërbimeve për të rritur zhvillimin e ndërmarrjeve të reja. Këto shërbime përfshijnë ndihmën në menaxhim, qasje në financim, programe intenzive të mentorimit dhe mundësisë për rrjetizim. Ndërmarrjet që do të vendosen në inkubator të biznesit do të pajisen me qasje në shërbimet e përbashkëta të zyrës, me pajisje, me dhoma konferencash, me lirim nga pagesa e qirasë, dhe me hapësirë-zyre.

 

Kush mund të aplikoj 

Të gjithë të rinjtë/rejat nga rajoni i Prizreni-it, të cilët/at janë njëkohësisht edhe përfitues të grantit të PZHRK, të jetë i moshës18-35 vjeç, ndërmarrja/biznesi të jetë në fazën fillestare apo jo më të vjetërs se dy vjet.

 

Kriteret e përzgjedhjes

  1. Ideja e Biznesit
  2. Cilësia e planit biznesor
  3. Prezantimi i biznesit

 

Pritet që afërsisht 7-10 ndërmarrës të rinj që plotësojnë kriteret e përzgjedhjes do të vendosen në inkubator.

Aplikacioni për aplikim mund të shkarkohet KËTU.

Person kontaktues: Jeton Qengaj  – Menaxher i Inkubatorit të Biznesit
Tel: +377 44 244 948
Email:avokodragashyc@gmail.com

Mos i humb

Të enjten Kukësi nderon Demir Reshitin

Opoja.net

Ushqimet më të mira në vend

Opoja.net

MOBILERIA “ COLI DEKOR”, FAL FUNKSIONIMIT TË SUSKESSHËM, HAPI EKSPOZITUREN E SAJ TË RE NË BREZNE TË DRAGASHIT

Opoja.net

Nga janari tatim për pronën bujqësore e pyjore

Opoja.net

Njoftim – Ky është linku përfundimtar për IP-in e RTV Pendimit

Opoja.net

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas edhe në Komunën e Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net