Opoja.net

Ti a nuk i xhelozon?!

Islame
Ti a nuk i xhelozon?!

Isha e ulur në klasë duke lexuar në libër, kur më erdhi mësuesja dhe e buzëqeshur më tha: A nuk i xhelozon?! – E lashë librin dhe e pyeta se pse?!

Më tha: Gjithë ato vajza përreth teje, të parfymosura dhe me rroba të mira, apo më shkurtë të them, ato janë duke u kënaqur në rininë e tyre, e ti, a nuk e donë atë që e bëjnë ato dhe a nuk i xhelozon?!

U buzëqesha dhe i thashë: Po, unë xhelozoj, edhe unë jam krijesë e Allahut dhe në brendësi i posedoj të gjitha ndjenjat njerëzore, mirëpo, pyetja më kryesore është se pse të xhelozoj dhe kujt t’i xhelozoj?!

Unë i xhelozoj asaj motre që ma tejkalon me hapa drejt Allahut!

I xhelozoj asaj motre, që e lexon Kuranin dhe e përfundon atë, dhe bëhet prej hafizeve të Kuranit!

I xhelozoj asaj motre, që e mbulon trupin, ashtu si donë dhe është i kënaqur Allahu.

I xhelozoj asaj motre apo nëne, që e flijoi për këtë fe, fëmijën e saj apo burrin e saj, duke i mbrojtur simbolet e kësaj feje.

Dhe i xhelozoj më tepër asaj motre që e fitoi dëshminë në rrugë të Allahut!

Dhe i xhelozoj më tepër dhe më tepër, asaj motre që Allahu ia mundësoi ta ketë përfundimin e mirë dhe fytyra e saj i ndriçon duke qenë e vdekur.

Pra, xhelozia ime nuk është si ajo që sillet nëpër mendjen tënde. Unë i dua ato vajza të gjitha dhe e lus Allahun që të më bashkon me to në dynja dhe në Xhenet!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Ta bësh shpirtin fole mëshire

Opoja.net

Dëshpërimi dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, është mëkat më i madh…

Opoja.net

Kjo është çështje feje, jo lojë dhe argëtim!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net