Tifozët kroatë nisin ta “pushtojnë” Katarin, arrini grupi i parë në Doha

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Tashmë tifozët kanë nisur t’i pushtojnë rrugët e Dohas në Katar aty ku për një muaj do të zhvillohet kampionati Botëror në futboll, transmeton Demokracia.com.

Kroacia vazhdon të mbetet një kombëtare e respektuar dhe pavarësisht disa ndryshimeve ajo llogaritet prej ekipeve që mund të mbërrijë lart në këtë kompeticion.

Gjithsesi, tashmë grupi i parë i tifozëve kroat ka arritur në Katar dhe ata janë gati ta mbështesin në mënyrën më të mirë të mundshme ekipin e tyre.

“Le t’i tregojmë botës sesi duhet atdheu”, është motoja e kroatëve të cilët njihen si një prej tifozërive më të zjarrta në Evropë.

Kroacia është në grup me Belgjikën, Kanadanë dhe Marokun. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-