Tolaj kërkon të mos bëhet panik: Masat restriktive nuk e ndalojnë pandeminë

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Infektologu, Ilir Tolaj në një intervistë për Ekonomia
Online ka thënë se është kundër mbylljes totale, pasi që sipas tij, do të ketë pasojë
të rënda në ekonomi, arsim dhe shëndetin mendor të qytetarëve.

Tutje, Tolaj tha se situata me pandeminë është nën kontroll
dhe nuk duhet të veprohet me panik.

“Unë në parim jam kundër mbylljeve, meqenëse masat
restriktive nuk tregojnë një efikasitet të shumtë. Në veçanti tash në valën e
dytë i kemi shembujt e vendeve të rajonit të cilat kanë pasur një sistem edhe
të aplikimit edhe të mbikëqyrjes së masave siç është Sllovenia, Kroacia po edhe
Maqedonia të cilat sërish po ballafaqohen me një numër të lartë të rasteve”.

“Ndërsa sa i përket Kosovës situata është relativisht
nën kontroll dhe numri nuk është aq i lartë dhe në përgjithësi nuk ka qenë i
lartë. Mendoj që nuk duhet të veprohet panik dhe me masa të cilat janë përtej
qëllimit meqenëse masat restriktive nuk mund ta ndërkrejnë në tersi pandeminë,
por qëllimi i tyre është ta ulin numrin e tyre”.

Mes tjerash, ai theksoi se pasojat dhe problemet sa i përket
shëndetit mendor do të jetë më i ngarkuar.

Një fenomen tjetër, sipas Tolajt që ka shkaktuar virusin është
edhe stresi postraumatik që do të vazhdojë gjatë te popullata, raporton EO.

“Pasojat dhe problemet të cilat janë të krijuara tash me
siguri që do të vazhdojnë edhe më gjatë. Së pari do të jetë një fenomen i
stresit postraumtaik sepse pandemia ka shkaktuar stres jashtëzakonisht të madh
në popullatë. Në anën tjetër nuk ka pasur një ilaç i cili ka qenë direkt kundër
virusit. Prandaj shëndeti mendor do të jetë jashtëzakonisht i ngarkuar dhe do
të jenë raportet ndër familjare me pandeminë”.

“Një problem tjetër do të jetë që shumë prej pacientëve të cilët është dashur të vazhdojnë me trajtimin e tyre për sëmundje tjera siç janë sëmundjet malinje kanë qenë jashtë çdo aktiviteti dhe kanë mbetur jashtë mbikëqyrjes. Dhe nuk duhet të harrojmë që kemi një problem serioz viti shkollor që kemi humbur dhe ka shkaktuar telashe tjera sistemi online”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-