Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam festën e Fitër Bajramit.
“Të nderuar qytetarë të besimit islam, urime festën e madhe të Fitër Bajramit!
Fillimisht, agjërim të pranuar të gjithë agjëruesve në muajin e shenjtë të Ramazanit!
Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, begati dhe lumturi në familjet dhe zemrat tuaja – le të mbretërojë harmonia, dashuria dhe solidariteti mes nesh, duke e ndarë gëzimin me ata që kanë më së shumti nevojë.
Zoti ju bekoftë me shëndet, mirësi dhe suksese në çdo hap të jetës!”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

