Tottenhami bëri detyrën përballë Evertonit dhe tani shpreson që të dielën të ndalen Arsenali dhe Manchester City.
Skuadra e Antonio Contes mposhti 2-0 Evertonin në “Tottenham Hotspur Stadium”, aty ku i kanë fituar të pestë ndeshjet e këtij sezoni në Premier League.
Harry Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 59’ me një penallti të fituar nga ai vetë pas gafës dhe ndërhyrjes jo të rregullt të Jordan Pickford, shokut të tij te kombëtarja angleze. Kapiteni u ngjit në kuotën e nëntë golave në kampionat, ndërkohë që goli i qetësisë erdhi katër minuta përpara fundit. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.