Opoja.net

Tragjedi pas tragjedie, krejt çka ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë shënuar disa ngjarje të kobshme. Erdin Haxhiu, 30-vjeç, është qytetari nga Podujeva që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë. 30-vjeçarin e zuri lisi në lagjen Pejton në kryeqytet si pasojë e stuhive dhe erërave të forta që u zhvilluan pasditën e djeshme në vendin tonë.

Në vendngjarje mori lëndime serioze edhe një grua, e cila u dërgua për trajtim në QKUK. Rrufeja mbyti një 34-vjeçar në Rahovec dhe në një aksident trafiku në Qyshk të Pejës vdiq një 23-vjeçar, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Podujevës, Shpëjtim Bulliqi, shprehi ngushëllime për vdekjen e të riut Erdin Haxhiu dhe ndër të tjera tha:

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të bashkëqytetarit tonë, Erdin Haxhiu, i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis i cili goditi veturën në të cilën ndodhej tashmë i ndjeri”.

Si pasojë e rrufeve të njëpasnjëshme vdiq një person në Zatriq të Rahovecit.

Në fakt, rrufetë goditën dy persona në Rahovec, ku njëri nga ta vdiq. Viktima ishte një shtetas turk i moshës 34 vjeçar. Personi që e shoqëronte pësoi lëndime dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Rrufeja la pa rrymë edhe shumë qytetarë të Kosovës si dhe veriun e Mitrovicës.

Një 23 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:25 në rrugën Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Qyshk.

Sipas komunikatës së Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jashtë rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

Ndërsa në Kaçanik u ther me thikë një nxënës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për viktimën me inicialet A.M, 17-vjeçar, ndërsa i dyshuari është një 16-vjeçar.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net