Opoja.net

Tre mënyra natyrale si të zbardhni dhëmbët

Tre mënyra natyrale si të zbardhni dhëmbët

Mund të keni flokë të bukur, lëkurë të shëndetshme e të shndritshme, thonj të fortë, por kur vjen puna për të hapur gojën stepeni, pasi dhëmbët tuaj të verdhë nuk janë aq të këndshëm për t’u parë. Në rastin më të keq shoqërohen edhe me një erë aspak të këndshme që do të donit ta evitonit sa më parë.

Megjithatë, zbardhja e dhëmbëve jo gjithmonë është aq e lirë sa mund të mendoni, përkundrazi përdorimi i aparaturave me pulsim lazeri mund të dëmtojë seriozisht smaltin e dhëmbëve dhe nervat përkatës. Living sjell për ju në artikullin e mëposhtëm tre truke të shpejta që do ju shpëtojnë një herë e mirë nga ky shqetësim:

Qumësht pluhur dhe pastë dhëmbësh

Qumështi i pluhurit është një ndër produktet që ju ndihmon të keni dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse. Mbi furçën e dhëmbëve vendosni pastën e zakonshme dhe një shtresë qumësht pluhur dhe lani dhëmbët si zakonisht.

Sodë buke dhe lëng limoni

Vendosni sodë buke mbi furçën e dhëmbëve dhe shtoni disa pika lëng limoni. Fërkoni dhëmbët si zakonisht dhe shpëlajini në fund me ujë të ftohtë.

Kripë deti, lëng limoni, dhe pastë dhëmbësh 

Bashkoni një gjysmë luge çaji kripë deti me disa pika limoni dhe fërkoni fillimisht dhëmbët me këtë përzierje. Më pas bëni një larje të dytë me pastën e dhëmbëve. Do të habiteni me rezultatin e përftuar brenda pak minutash.

Djathi i dhisë, më i konsumuari në botë

Opoja.net

Në QKUK kryhet një operacion i komplikuar, pacientit i hiqet tumori

Opoja.net

Gjumi i Çrregullt – Përkeqësimi i shëndetit të organizmit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net