Tre mësime nga xhuzi 25

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj
  • Pa marrë parasysh se   shumë ajete që flasin për mosmirënjohjen kanë
    të bëjnë me pabesimtarët, besimtari në asnjë mënyrë nuk duhet ta posedoj këtë
    cilësi që është karakteristikë e pabesimtarëve: “Ne kur e begatojmë
    njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe
    lutet shumë.” (Fussilet 51)
  • Allahu na jep aq sa kemi nevojë. Shpesh në situata
    të ndryshme këtë,  vështirë e kuptojmë,
    mirëpo ky është parim i Tij: “Sikur All-llahu t’ua shumonte begatinë
    robërve të vet, ata do t’i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që
    dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e
    vet.” (Shura 27). E si mund ta dimë ne më mirë se Ai që na ka krijuar se për
    çka kemi nevojë?
  • Një nga të vërtetat  kuranore është se besimi i njeriut mund të
    dobësohet për shkak të varfërisë por edhe pasurisë. I Dërguari i Allahut është
    lutur kundër varfërisë dhe mosbesimit, ndërsa për pasurinë Allahu thotë:
    “E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje
    (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim pullazet e
    shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do
    të ngriheshin.”(Zuhruf, 33)

Preporod.com

Përktheu:
A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-