Tre mësime nga xhuzi i 17

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj
  • Në suren Enbija përmendet shumë Pejgamber si dhe
    Merjemja. Për dallim nga sprovat e  pejgambereve
     tjerë, sprovat e Davudit dhe Sulejmanit
    a.s. përmendet si sporva të mirësisë. Në jetën tonë të përditshme disa
    sprovohen me situata të vështira, ndërsa disa me mirësi që ndoshta i quajmë më
    të mira, mirëpo Allahu e di se cilat janë më të vështira, sepse në mirësi
    njeriu shumë shpejt mund ta harroj Zotin dhe të largohet nga Ai, ndërsa në anën
    tjerë ka më shumë përgjegjësi para tjerëve dhe Allahut. Gjithashtu, situata e
    atij që duron situatat e vështira  për
    hir të Allahut  është falje mëkatesh dhe
    në ditën e Gjykimit mund të vij i pastër nga mëkatet.
  • Haxhi është adhurimi i vetëm sipas të cilit është
    emërtuar një sure. Në këtë sure përmendet edhe kurbani për të cilin Allahu thotë
    se tek Ai nuk arrin as gjaku dhe as mishi, por nijeti i pastër dhe vepra e
    sinqertë.
  • Sado që disa dispozita dhe adhurime  të na duken të vështira, Allahu na porosit: “…dhe
    nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj,
    Ibrahimit.” Gjithçka është çështje perceptimi dhe nijeti.  Për disa leximi i Kuranit është i vështirë,
    ndërsa për disa të tjerë është qetësi, shërim dhe mirësi….

Preporod.com

Perktheu:
A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-