- Një detaj interesant nga udhëtimi i Muhamedit a.s.
në Miraxh është përshkrimi i Ibrahimit .a.s i cili qëndron mbështetur në
Bejtul- Ma’amur që për melekët është
sikur Qabeja në Tokë për njerëzit. Ashtu
siç bëjmë ne tavaf rreth Qabesë, në qiell përreth Bejtul -Ma’amurit bëjnë melekët.
Nëse analizojmë mirë këtë pejgamber atëherë nuk është çudi që ai quhet
Halilullah – mik i Allahut. Gjithashtu është i vetmi pejgamber krahas Muhamedit a.s që i çojmë salavate. Cilësi e
Ibrahimit a.s. është dashuria e madhe ndaj Allahut dhe kryerja e pakusht e
urdhrave të Zotit. Ibrahimi a.s. është pejgamberi i Zotit që ishte i gatshëm të
sakrifikoj edhe djalin e tij për çka flitet në këtë xhuz. Gatishmëria e
Ibrahimi a.s. për këtë sakrificë është rast i pashembullt. Allahu e gradon duke ia zëvendësuar
atë me një dash dhe djalin ia bën pejgamber.. Në kontekstin tonë çështje është,
se sa jemi ne të gatshëm t’i kryejmë urdhrat
e Zotit që nuk janë as për së afërmi me urdhrat që i pat Ibrahimi a.s.?
- Edhe pse nuk përmendet shpesh sikur popujt tjerë, banorët e Ejkes ishin prej atyre që bënin mëkate të ngjashme me mëkatet që bëhen sot në botë por edhe tek ne. Tipari i tyre në kontekstin e sotëm ështe, mashtrimi gjatë shitblerjes dhe vjedhja e njerëzve në mënyra të ndryshme.
- Edhe pse ekzistojnë arsye të ndryshme për debate,
interesant është se debati si aktivitet nuk do të ndalet deri në ditën e
Gjykimit. Pastaj do të vazhdoj vetëm në xhehenem dhe është cilësi e këtij
vendi. Në fakt, xhenetlijt përshkruhen
si njerëz që bisedojnë dhe bëjnë muhabet, ndërsa xhehenemlit si njerëz që
debatojnë. Kjo na lehtëson kuptimin e hadithit: “Kush lë debatet kur nuk është
në të drejtë, do t’i ndërtohet një shtëpi në xhenet, ndërsa kush i lë debatet
kur është në të drejtë, do t’i ndërtohet një shtëpi në pjesën më të zgjedhur të
xhenetit.”
Preporod.com
Përktheu:
A. D. Islampress
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.