Opoja.net

Tre mësime nga xhuzi i tretë

  1. Në fillim të këtij xhuzi përmenden shembuj të krijimit të Allahut, mes të cilëve edhe dëshira e Ibrahimit a.s. që të shoh se si Allahu krijon. Xhuzi fillon me ajetul kursin ku si në  asnjë vend tjetër në Kuran na tregohet për Krijuesin. Duke lexuar fillimin e xhuzit mund të na kujtohen fjalët e një dijetari i cili ka thënë: Kush e kupton se Krijuesi nuk ka bërë gabime  duke krijuar botën do të jetë i shpëtuar nga kërkimi i gabimeve në çdo gjë; Kush e  di se Allahu është i drejtë do të shpëtoj nga zilia; kush e di se nga çka është krijuar do të shpëtoj nga mendjemadhësia.

2. Në xhuzin e dytë flitet për agjërimin, ndërsa në këtë xhuz flitet për sadakanë – lëmoshën . Gjatë ramazanit  në mënyrë të veçantë flitet për zekatin, sadektaul fitrin dhe ndihmën nëpërmjet sadakasë së përgjithshme, ku shpesh nuk mungojnë edhe komentet apo muhabetet dhe lavdërimet pas lëmoshës. Si jep muslimani? Si përgjigje mund të na ndihmoj ajeti i këtij xhuzi: “Fjala e mirë dhe falja  janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje.

3. Mrekulli e quajmë atë çka ndodh jashtë perceptimit të ligjeve dhe rregullave që i njohim. Mrekullitë ndodhin në jetë, vetëm se ne shpesh nuk i njohim apo nuk i konsiderojmë mrekulli.   Shumë  njerëz kanë shpëtuar në jetë nga fatkeqësitë e ndryshme edhe pse në fillim kanë menduar se nuk kanë shpëtim. Xhuzi përfundon duke i treguar njeriut mrekulli të ndryshme: shërbimi i hazreti Merjemes në faltore edhe pse deri atëherë ajo ishte një punë e meshkujve; Zekerijan dhe bashkëshorten e tij që ishin pleq dhe u gëzuan me djalin  Jahja; lindjen e hz.  Isaut pa baba nga Merjemja dhe jeta gjithë mrekulli e Isait a.s. Për njeriun mund të jetë mrekulli ardhja e Isait në këtë jetë por edhe largimi i tij nga kjo botë. Megjithatë, besimtari e di se mrekullitë janë intervenimi dhe caktimi i Zotit. Çfarëdo që të ndodh edhe pse është në kundërshtim me ligjet dhe perceptimet tona, ne e dimë se është nga Zoti dhe nuk dyshojmë në to. Nga ana tjetër nëse duam ndihmë dhe mrekulli në jetën tonë, të shikojmë imanin, moralin dhe cilësitë e njerëzve që iu dhanë mrekulli të përmendura në këtë xhuz.

A nuk është urtësi që ky xhuz fillon me krijimin e Atij që krijon sipas ligjeve  që janë të njohura për ne, por edhe me ligje  që ne i quajmë mrekulli?

Burimi: Preporod.com

Perktheu: A.D. Islampress

Besimtari gjithmonë duhet të jetë aktiv

Opoja.net

Dita e Arafatit – Dita më e veçantë e vitit

Opoja.net

Vlera e ditës së Arafatit: Pse agjërimi në këtë ditë i fshinë mëkatet e dy viteve?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend