Tre persona janë raportuar të zhdukur në lokacione të ndryshme të vendit.
Në Prizren një baba ka raportuar në polici se djali i tij është larguar nga shtëpia që një javë dhe nuk e di se ku ndodhet ai.
“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, në Pejë një burrë ka raportuar se bashkëshortja i është larguar nga shtëpia të hënën dhe se nuk e di vendndodhjen e saj.
Në Ferizaj, një djalë raportoi se vëllai është larguar nga shtëpia të premten rreth orës 17 e 20.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.