Tregime Ramazani – Dashuria për hir të Allahut

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Ebu Bekri r.a. kaloi pranë Bilallit të cilin e torturonin mushrikët e Mekës. Ebu Bekri e pyeti pronarin e Bilallit, Umejje b. Halefin se a ia shet Bilallin. “Merre për shtatë ukij (monedha metali). Ebu Bekri pagoi shumën e kërkuar, ndërsa Umejje dëshiroi ta hidhëroj Ebu Bekrin duke i thënë: “Sa naiv që je, do ta shisja edhe për një ukij nëse do të më thoje!” Ebu Bekri iu përgjigj: “Pasha Zotin, edhe nëse do të kërkoje 100 ukij, unë do ta blija!”

Në xhuzin e dhjetë është ajeti ku Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.(Enfal, 63).

Nuk ka pasuri që mund ta paguaj dashurinë e dy muslimanëve që duhen vetëm për hir të Allahut. Dashurinë e njerëzve nuk mund ta blejsh edhe nëse e posedon gjithë botën, derisa Ai të rrotulloj zemrat e njerëzve kah ti. Andaj ti zemrën tënde ktheje nga Ai. Kështu na mëson Kurani…

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-