Opoja.net

Tregime Ramazani – Lëngu i portokallit

Eksperti i mirënjohur në lëmin e resurseve njerëzore ligjëronte gjatë në seance.

Pas fjalimit hyrës, morri një portokall në dorë dhe i pyeti të pranishmit: “Çfarë do të ndodhë nëse me gjithë forcën e shtyp këtë portokall, çfarë do të del nga ai?”

89
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Një vajzë e re nga radha e parë tha: “Kjo është një pyetje pa vend. Nëse shtrydhni portokallin, me siguri që do të rrjedhë ajo që gjendet aty brenda, lëngu u portokallit dhe asgjë tjetër.”
Eksperti i tha: “Pikërisht. Kjo është përgjigjja e pyetjes sime. Shkaku pse nga portokalli do të del lëngu i portokallit është se vetëm ai gjendet brenda. Ndërsa tani ta zgjerojmë metaforën, dhe paramendojmë se dikush na shtyp ne. Sikur të ju shtypin problemet, brengat, frika, përfoljet, nëse dikush ju ofendon, ju shkakton dhimbje etj. nga ju do të del zemërimi, urrejtja, hidhërimi, ligësia etj. Ju do të thoni se kjo ndodhë për shkak të asaj që ndodhi paraprakisht, apo?!

Por realiteti është se ajo që del nga ju – është ajo që bartni brenda. Mbani mend, nga ju gjithmonë do të del ajo që gjendet brenda nëse dikush ju “shtyp”.

Nga portokalli asnjëherë nuk del lëng molle. Gjithashtu nga ju nuk do të del ajo që nuk gjendet brenda jush.

Nuk ekziston dru i mirë që jep fryte të këqija, apo anasjelltas. Ngase çdo dru njihet sipas fryteve të tija. Nuk mblidhet fiq nga gjembat, e as rrush nga manaferrat.

Njeriu i mirë nga thesari i zemrës së mirë që posedon nxjerr vetëm mirësi, ndërsa i ligu do të thotë vetëm të keqen, meqë ligësia gjendet në zemrën e tij.

Urtësia!

Urtësia e këtij tregimi le të na shërbej ne, veçanërisht në këto ditë të bekuara të Ramazanit që ta përmirësojmë veten tonë, që brendia jonë të mbushet me mirësi ashtu që nga gjuha dhe gjymtyrët tona të rrjedhë vetëm ajo me të cilën i Madhërishmi do të jetë i kënaqur. Amin! (sh.p.)

Arsyet për reduktimin e nafakës dhe për humbjen e vullnetit për ibadet dhe jetë

Opoja.net

Edhe heshtja është sëmundje!

Opoja.net

Nuk është me rëndësi se cfarë posedon, por çfarë zemre ke!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto