Një grua kaloi pranë një djaloshi të pikëlluar i cili po mbante një shkop në dorë dhe po vizatonte diçka në tokë. Ajo shprehi keqardhje për të dhe e pyeti:
“Çka po bën kështu, o vogëlush?”
Djaloshi u përgjigj: “Unë po e vizatoj Xhenetin dhe po e ndaj në pjesë!”
Gruaja buzëqeshi dhe i tha: “A mund ta marr edhe unë një pjesë dhe sa kushton?”
Djali e shikoi dhe i tha: “Po, mjaftojnë 20 dërhemë dhe ju do ta merrni pjesën tuaj në Xhenet.”
Gruaja ia dha djaloshit 20 dërhemë dhe disa ëmbëlsira dhe u largua.
Atë natë në ëndërr ajo e pa vetveten në Xhenet. Në mëngjes ëndrrën e saj ia tregoi burrit të saj, si dhe tregimin në lidhje me djaloshin e pikëluar, nga i cili e kishte “blerë” një pjesë të Xhenetit.
Edhe burri i saj shkoi tek djaloshi për të blerë për vete një pjesë të Xhenetit.
Kur shkoi tek ai, i tha atij: “Unë dua ta blej një pjesë të Xhenetit, sa kushton?”
Djaloshi u përgjigj: “Nuk e shes!!”
Njeriu i befasuar i tha: “Por dje ti ia ke shitur një pjesë gruas sime për 20 dërhemë.”
Në atë, djaloshi ia kthen:
“Gruaja juaj nuk e kërkoi një pjesë të Xhenetit për 20 dërhemë, por ajo e ngushëlloi zemrën time me sjelljen e saj të mirë. Ti ke ardhur vetëm për ta kërkuar Xhenetin, por ke harruar se Xheneti nuk ka çmim të caktuar, sepse rruga për në Xhenet çon përmes sjelljes së bukur, aftësisë së ngushëllimit dhe futjes së gëzimit në zemër.”
http://saff.ba// Përshtati: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.