Trepça ndahet zyrtarisht me trajnerin bullgar, Minchev

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Trepça është ndarë me trajnerin bullgar, Lubomir Minchev.

Trepça ka humbur tri ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në basketboll dhe presioni i shikuesve është rritur jashtëzakonisht shumë.

Tifozët, kryesisht përmes rrjeteve sociale, kanë kërkuar largimin e Minchevit. Dhe kjo na ndodhur të hënën mbrëma.

“Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme. Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.Por pas mini-krizës në rezultate kemi vendosur të ndajmë rrugët. Falenderimet më të sinqerta për Minchevin. Ai do të mbetet gjithnjë njëri nga ne, pjesë e familjes së madhe Trepça”, thuhet në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-