Kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini, njofton qytetarët se pas kërkesës së tij drejtuar deputetit Arben Gashi, në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë propozuar tre amendamente në ligjin për buxhet.
TË NDERUAR QYTETAR
ME KËRKESËN TIME,ARBEN GASHI DEPUTET I PARLAMANTIT TË KOSOVËS,KA PROPOZUAR TRI AMANDAMENTE NË LIGJIN PËR BUXHET
1.RRUGA PËRGJAT LUMIT PLLAVA
2.UJËSJELLËSI DHE FABRIKA E PËRPUNIMIT TË UJIT
3.RINDERTIMI I STADIUMIT TË QYTETIT
Amendamenti 40 – deputeti, Arben Gashi – Pa përkrahjen e Komisionit Funksional
Kërkoj nga Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere të aprovoj kërkesën për futjen në planifikimin buxhetor të vitit 2023 për projektet kapitale: Ndërtimin e rrugës përgjatë lumit Plava e cila lidh Komunën e Dragashit me Kukësin- Republika e Shqipërisë, me vlerë 1.000,000.00 euro.
Mjetet për këtë projekt merren nga projekti me kod 28900, tabela 3.1, nën-programi Kontigjencat në Ministrinë e Financave, Shpenzimet kapitale 2023 dhe të barten tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ndërtimet e Reja të Rrugëve, me kod 42100.
Amendamenti 41 – deputeti, Arben Gashi – Pa përkrahjen e Komisionit Funksional
Kërkoj nga Komisioni për buxhet, punë dhe transfera të mundësoj futjen në planifikimin buxhetor të vitit 2023-2024 për projektet kapitale:
Financimin e rrjetit të Ujësjellësit dhe fabrikës së ujit për komunën e Dragashit, në vlerë prej 2 milion euro (2,000,000.00). 1 milion për vitin 2023, 1 milion për vitin 2024.
Mjetet për këtë projekt merren nga projekti me kod 28900, tabela 3.1, nën-programi Kontigjencat në Ministrinë e Financave, Shpenzimet kapitale 2023-2024 dhe të barten tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nënprogrami Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore, me kod 60800, tabela 3.2.
Amendamenti 42 – deputeti, Arben Gashi – Pa përkrahjen e Komisionit Funksional
Kërkoj nga Komisioni për buxhet, punë dhe transfera të mundësoj futjen në planifikimin buxhetor të vitit 2023 për projektet kapitale:
Financimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit dhe infrastrukturës përcjellëse në Dragash, në vlerë prej 150 mijë euro (150,000.00).
Mjetet për këtë projekt merren nga projekti me kod 28900, tabela 3.1, nën-programi Kontigjencat në Ministrinë e Financave, Shpenzimet kapitale për vitin 2023 dhe të barten tek Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nënprogrami Arritjet sportive, me kod 80200, tabela 3.2.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.