Tri simbolikat e Flamurit, tri dështimet e Kosovës tash e 14 vjet

Opoja.net Opoja.net Kosova

Valëvitet kudo nëpër institucione shtetërore.

E është simboli që përfaqëson Republikën në çdo cep të botës tash e 14 vjet.

Flamuri i Kosovës përmban tri simbolika, të cilat edhe i japin kuptim.

Yjet e bardhë, të vendosur në të, simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në vend.

Megjithatë, deputetë nga pakicat, vlerësojnë se të drejtat e tyre nuk po respektohen sa duhet.

“Të drejtat e komuniteteve tash e 14 pas Pavarësisë së Kosovës mund të them se është një zbrazëti në respektimin e këtyre të drejtave. Ju e dini që kemi një legjislacion që flet për të drejtat e komuniteteve, por zbatueshmëria e tyre është e mangët. Sfida kryesore e komuniteteve, sidomos atij rom, është punësimi. Tash e 14 vjet romët nuk janë të përfaqësuar në institucionet publike”,u shpreh deputeti i grupit ParlamentarMultietnik (Multietnik), Erxhan Galushi.

“Po e drejta kryesore është e drejta e punësimit në sektorin publik. Komuniteti diskriminohet nga drejta e te pasurit ditët memoriale njëjtë si grupet tjera. Tri herë e kam pru në Kuvend plotësim/ndryshimin e ligjit për festat zyrtare. Që 24 qershori të njihet si Dita e Egjiptianëve. Është i vetmi grup etnik që nuk e ka”, theksoi Fridon Lala, po ashtu deputet i grupit ParlamentarMultietnik (Multietnik) në Kuvendin e Kosovës.

Poshtë yjeve, flamuri kompletohet me hartën, ngjyra e verdhë e të cilës simbolizon pasuritë e Kosovës.

Sa i përket resurseve minerale kryesore, Republika ka 12.4 miliardë ton linjit, 58.7  milionë ton plumb e zink, 13 sosh nikel, 3 magnezit dhe 2.7 milionë ton boksite.

Resurset si këto e të tjera, deputeti Ferat Shala thotë se shfrytëzohen pak nga shteti, teksa numëron arsyet.

“Politika jo të qarta institucionale dhe shtetërore që kanë dominu dhe dominojnë në raport me zhvillimin industrial. Politikat jo të qarta në investime. Moshapja me tregun e jashtëm ndërkombëtar. Parimisht mungesa e investitorëve të mëdhenj”.

Po çka do t`i sillte shtetit menaxhimi më i mirë i resurseve?

“Do t`i sillte shtetit kapacitete të reja metalore, rritje 100 % të eksporteve, do t`i sillte shtetit punësim të jashtëzakonshëm. Një i punësuar në miniera mban në zinxhirin përpunues edhe pesë persona të tjerë në sipërfaqe”, u shpreh Shala.

Në sfond të ngjyrës së bardhë të yjeve dhe asaj të verdhë të hartës qëndron e katërta. Ajo zë sipërfaqen më të madhe. “Bluja” nënkupton Evropën, njëherit aspiratën e Kosovës drejt Unionit.

Edhe në këtë aspekt, republika, nuk i ka punët fort mirë sipas deputetit Agon Batusha, njëherit anëtar i Komisionit për Integrime në Kuvend.

Ai fajëson pushtetet e kaluara dhe ndërrimin e shpeshtë të qeverive.

Kanë pasë mundësinë, shumicën, por për shkak se nuk kanë pas guxim me bo reformën ne administratën politika, reformën zgjedhore, andaj këto janë edhe ngecjet.  Tash pjesë e reformës është ligji për pagat, ligji që e rregullon funksionimin e agjencive të cilat deri tash nuk kanë funksionuar siç duhet. Janë kërkesë e BE-së”.

Simboli, bardhë, verdhë e kaltër i shtetit, triumfoi në një gare ndërkombëtare për dizajnimin e të cilit u dorëzuan gati një mijë punime.

Flamuri mban vulën e autorit, Muhamer Ibrahimi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-