Truk për gatimin e simiteve të shijshme: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Kuzhina

Pogaçet, picat dhe buka të gatuara nga brumi i bymyer janë më të shijshme. Ndikojnë shumë faktorë në atë se a do t’i bëni të mira simitet

Më e rëndësishme është që brumi të bymehet mirë dhe për ta arritur këtë, lokali në të cilin ngjeshim tharmin nuk bën të jetë i ftohtë, por i ngrohtë.

Nëse dëshironi që brumi të jetë i lëngshëm, sasinë e qumështit të cilën e qitni në të zëvendësojeni me jogurt apo me kos. Nëse doni brumë të lehtë, përdorni miell nishesteje, transmeton Telegrafi.

Edhe mielli i bluar butë bën që brumi të bëhet i lehtë, derisa miellin e bluar egër mund ta përdorni për palëpeta.

Nëse nuk jeni të sigurt se cilin miell ta përdorni në cilën simite, përgatitni përbërjen nga gjysmë mielli të bluar egër dhe gjysmë të bluar butë.

Të gjithë përbërësit duhet patjetër të jenë në temperaturë dhome.

Për brumë të ëmbël qitni 500 g miell në enë, bëni në mes një gropë, thërrmoni brenda një kube tharmi dhe përzieni me 60 g sheqer, 100 ml qumësht të vakët dhe me pak miell. Lëreni atë “parabrumë” që të bymehet rreth 15 minuta.

Parabrumit shtoni 100 ml qumësht të vakët, 100 g margarinë të butë, kripë sa mund të kapet me gishta dhe 1 vezë.

Tundni me mikser derisa brumi të fillojë të ndahet nga muret e enës. Pastaj ngjishni mirë me dorë në tavolinë pune në të cilën keni qitur një shtresë të hollë mielli.

Qiteni brumin në enë dhe mbulojeni me folie apo me leckë të pastër kuzhine. Në këtë mënyrë e mbroni nga ajri dhe pengoni që shtresa e sipërme të thahet, të forcohet, përkatësisht që brumi të mos bymehet.

Qiteni në enë në vend të ngrohtë, për shembull afër koftorit apo në furrë (në 50 gradë, pa rrymim të ajrit, ndërkaq dera duhet të jetë pak e hapur). Lëreni që brumi të bymehet derisa të dyfishojë vëllimin.

Kjo zgjat nga 45 deri në 90 minuta, varësisht nga brumi.

Zhvendoseni edhe një herë brumin dhe vëreni në kallëpin që dëshironi. Lëreni të bymehet edhe 30 minuta.

/Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-