Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
Quick Link
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Udhëtimi im në bjeshkët e Opojës (Foto)
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Udhëtimi im në bjeshkët e Opojës (Foto)

Opoja.net Opoja.net 12:10 - 18/11/2015 Opoja
Ndaje

Nga e hëna deri të premten nuk na hiqet nga sytë kaosi i qytetit. Sirenat e veturave e zhurmat nga ndërtimet jo vetëm të pengojnë por të krijojnë lodhje psiqike.

Vikendin e mirëpresim gjithmonë me shumë qejf, por si e kalojmë atë?

Shumica nga ne edhe ato dy ditë pushimi që i ëndërrojmë gjatë gjithë javës i kalojmë në shtëpi duke u ankuar për gjërat negative që kemi kaluar gjatë ditëve të punës.
A ia vlenë kjo? Sigurisht që jo.

Ecja në natyrë është sport që po zhvillohet çdo vjet e më shumë në vendin tonë. Grupe të shumta entuzastësh të natyrës po bëjnë udhëtime të gjata nëpër shumë lokacione të Kosovës.

Mundësitë janë të shumta, provojeni të paktën një të dielë derisa kjo të kalojë në shprehi.

Dje unë u bëra pjesë e një udhëtimi të tillë.

Nëse ende nuk keni ide se si t’ia filloni, bëjeni duke vizituar bukuritë e Bjeshkës së Opojës, do të motivoheni mjaft që të vazhdoni me aktivitete edhe javën tjetër.

Unë këtë e bëra, përveç ndezjesë së muskujve, sot jam plot energji. Ajri i pastër, bukuritë që i shijova dje po vazhdojnë të qëndrojnë në mendjen time.

Ky është udhëtimi im përmes fotove.

Zgjimi në ora 5 dhe nisja drejt majës rreth orës 9, mëngjes.

Udhëtimi im në bjeshkët e Opojës 1

Udhëtimi im në bjeshkët e Opojës

Udhëtimi im në bjeshkët e Opojës 2

Nga secili kënd që ktheni kokën kodrat vetëm sa rriten. Po të vazhdoni, retë do t’iu ngjajnë në valët e detit.

Udhëtimi im në bjeshkët e Opojës 3

Këtë liqe të bukur mund ta shihni nga Maja Skarpa – 2474m.

 

Ndjenjë e mrekullueshme, nuk shihet askund fundi.

 

Ngjitja u realizua. Ishim një grup i madh nën udhëheqjen e Ben Islamit.

 

Po vinte koha për zbritje. Ishe më problematike se ngjitja, por tashmë dielli po perëndonte dhe natyra ishte magjepsëse.

 

Në Prishtinë ishim në ora 22, pas kësaj eksperience të veçantë kthimi në civilizim dhe stresi i qytetit përballohet më lehtë.

Shkruan: Valëza Mjeku


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

Opoja.net 7:26 - 31/03/2016 12:10 - 18/11/2015

Rubrika për Opojën

LVV-ja akuzon për mungesë të ngrohjes në shkolla, DKA-ja në Dragash pranon probleme në dy institucione

Krimet Ekonomike “zbarkojnë” edhe në Dragash, bastisje për bixhozin e paligjshëm

Blogu i ditës

LIVE
Bluetooth bëhet gati katër herë më i shpejtë, teknologjia e re pritet të sjellë audio pa humbje cilësie –
10:26 - 06/11/2026 Teknologji
25 zyrtarë certifikohen për shuarjen e zjarreve në Akademinë e Sigurisë –
10:17 - 06/11/2026 Kosova
Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe –
9:42 - 06/11/2026 Sport
Konjufca takon Cassis: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës –
15:02 - 05/11/2026 Kosova
Kapiteni i Zurichut merr ftesën e parë nga Kosova –
13:58 - 05/11/2026 Sport
Shfaq më shumë

Të dashur lexues dhe vizitorë, ju treva më e bukur në Kosovë “OPOJA”! Në përpjekje që të jemi bartës të lartësimit dhe vetëdijes për dijen e kulturës, ua sjellim pranë këtë portal modest me qëllim që të “ushqehemi” të gjithë nga pak nga kjo “trevë” ,e cila ofron porosi, informacione e argetim. Lexo më shumë…

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

[mc4wp_form id=”1616″]

Ju gjithashtu mund të lexoni

Opoja

LVV-ja akuzon për mungesë të ngrohjes në shkolla, DKA-ja në Dragash pranon probleme në dy institucione

5 Min. Leximi
Opoja

Krimet Ekonomike “zbarkojnë” edhe në Dragash, bastisje për bixhozin e paligjshëm

2 Min. Leximi
Opoja

Momente të rënda për një familje në Radesh – bashkëshorti ndërhyn për t’i shpëtuar jetën gruas, 65-vjeçarja dërgohet në QKUK

3 Min. Leximi
Opoja

Qark i shkurtër në brenerin e ngrohjes shkakton zjarr në QMF-në e Llopushnikut

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?