Shpresës po i humb shpresa..! Derisa po mendoja të shkruaj diqka, një veteran i UÇK-së vuanë nga një sëmundje. Kur fillova të shkruaj, një tjetër veteran i UÇK-së nuk ka buk për fëmijet e tij! Duke e bërë një përshkrim për të parin, një tjetër veteran vuan për një kulm mbi kokë. Ehh… duke menduar se edhe unë jam njëri nga ta, më kaploj trishtimi dhe nuk munda ta përfundoj dotë! Ju lutem o shteti im, kthene koken aty ku ju filluat, se shpresat këtij vendi ju kthya me mundin dhe sakrificën tonë, dhe të atyre që sot jetojnë në një botë me lule. LAVDI, DESHMORVE DHE SAKRIFICES SË INVALIDVE DHE VETERANVE TË LUFTËS URIM KRASNIQI
Matrapazë të të gjitha vendeve –Bashkohuni
“Matrapazëveteranët” dhe krimi i nënkëmbëve ka kapluar vendin. Ata janë kudo; në kafene, në rrugë, në manifestime,janë kudo. Nuk kam informata të plota se çfarë në fakt po ndodh në krejt Kosovën, edhe pse duket se situata është e njëjtë gjithandej. Po në këtë rast unë flas për komunën e Sharrit, aty ku njerëzit i njoh kokë më kokë.
Të dhëna dhe fakte për të filluar hetime rreth keqpërdoruesve e profiterëve në emer të veteranëve dhe të dëshmorëve të UÇK-së, mendoj se ka mjaft. Ndërgjegjja morale fillimisht duhet t’i vret secilin ushtar të vërtet të UÇK-se, i cili posedon dëshmi për ata manipulues që sot përfitojnë në emër të UÇK-së, ata të cilët nuk e parë kurrë luftën, kurse sot marrin privilegjet. Fillimisht nuk turpërohen që nuk u përgjigjen thirrjes se atdheut, por, edhe pa fije turpi dalin tash dhe krekosën, lavdërohen,marrin para, dhe kështu shëmtojnë e përdhosin emrin e luftëtarit, emrin e VETERANIT të vërtet të UÇK-së.
Pastrimi i listave të shoqatave të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-se, është pastrim dhe lehtësim për shpirtrat e veteranëve , invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër siç duhet të ishin edhe këto lista. Historianë e shkrimtarë thurin vargje lavdie sa për të a një libër historik, poetik apo revista ditore, duke i barazuar ushtarët e vërtetë me ata të cilët dje ishin vëzhgues, besa edhe bashkëpunëtorë të armikut. E sot, këta të fundit dhe soji i tyre janë të barabartë me një veteran të vërtet, i cili sakrifikoi gjithçka nga vetja që Kosova të frymojë lirshëm e populli të jetojë i lirë e me dinjitet, gjëra të cilat i mungonin me shekuj.
Shumë njerëz në komunën tonë kanë sakrifikuar në mënyra të ndryshme, dhe sot nuk kanë kurrfarë vlerësimit për meritat e tyre. Kur kujtoj këtë dhe i shikoj listat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, me plotë bindje them se shumë njerëzve në Opojë iu është shkelur e drejta që ta gëzojnë statusin e veteranit, bile edhe më keq, shumë njerëz meritor janë fyer. Si mund të krahasohet një veteran i vërtet i cili ka kaluar kohën e luftës duke bërë sakrificë mbinjerëzore në front, me një person që gjatë asaj kohe ka shijuar bregdetin shqiptar apo i ka shikuar punët e veta në mërgim. Paramendoni se si mund të ndihet familja e ndonjë dëshmori, i cili ka rënë ne vijat e frontit me dikë që ka pasur fatkeqësi të natyrave të ndryshme gjatë asaj kohe.
Unë kërkoj nga njerëz të ndërgjegjshëm që realisht ishin ushtarë të lirisë, që bashkë të formojnë një shoqatë të përkohshme në nivel vendi, e cila do merrej me pastrimin e listave dhe demaskimin e matrapazëve të cilët po tallen me ne, po tallen me shtetin, po tallen me veteranët, po tallen me gjakun e derdhur.
Ne që mbrojtëm atdheun dje, edhe sot kam bindjen se mund ta mbrojmë emrin tonë nga përdhosja, ta mbrojmë emrin e veteranit të luftës, emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga matrapazëveteranët e pasluftës. Vetëm duhet pak guxim e kurajo, gjë që nuk ju mungoi në kohërat më të vështira.
Lavdi për të lavdishmit pastë gjithmonë!
Urim Krasniqi
Veteran, Brigada125
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.