Opoja.net

Urimi i Kryetarit të Komunës Shaban Shabani për Ushtrinë e Kosovës

Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, familjarë të ushtarakëve tanë, familjar të dëshmorëve, ushtarakë që shërbeni në Ushtrinë e Kosovës , sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, pasi sot është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë shtet-formuese, Ditën e Krijimit të Ushtrisë së Kosovës. 
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ishte një domosdoshmëri e kohës dhe tepër jetike për Popullin e Kosovës, kjo ushtri tash mori përsipër barrën e madhe historike, misionin e ruajtjes së pavarësisë së vendit. 

Është kjo histori që na bën krenarë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, por njëherazi na ngarkon me një përgjegjësi akoma më të madhe për të vijuar atë që këta burra shteti filluan sot. Jam krenar të pohoj se Ushtria e Kosovës ka trashëguar dhe vazhdon të përçojë vlerat më të mira të traditës sonë patriotike si dhe vetitë më të mira, të atyre që mundësuan formimin e shtetit të Kosovës .

5445
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
Kandidati juaj i preferuar për kryetar të Dragashit?

Në sot ndjejmë një krenari të ligjshme, për arsyen se sot ne kemi një ushtri profesioniste, që do të forcohet nga viti në vit, duke pasur vizion e synime të qarta për të ardhmen. Gjej rastin të shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për të gjithë ata burra e gra që kanë shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës .

Një urim të veçantë në këtë ditë, dua të përcjell për të gjithë Ushtarët e Kosovës, ju do t’i shërbeni stabilitetit, demokracisë dhe paqes.
Të nderuar ushtarakë, misioni që ju do të kryeni është sa fisnik aq edhe shumë i rëndësishëm. Kontributi, mundi dhe sakrifica e juaj, ka vëmendjen, mbështetjen dhe mirënjohjen jo vetëm të lidershipit politik dhe ushtarak të Ushtrisë së Kosovës por dhe të gjithë shoqërisë sonë, që sot më shumë se kurrë kupton vlerën e sakrificës tuaj në luftën ndaj atyre që cenojnë vlerat e lirisë, të paqes dhe stabilitetit. /Opoja.net/

Ushtria e Kosovës furnizon me maska mbrojtëse shkollat në komunën e Dragashit

Opoja.net

Shi dhe vranësira, ndryshon moti në dy ditët e ardhshme

Opoja.net

Vetëvendosje në Dragash merr mbështetje nga Ministra e Deputetë të Kosovës për zgjedhjet lokale!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto