Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë kanë përfunduar trajnimin tre mujor për ‘Operacione Paqeruajtëse’, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse në mesin e 15 shteteve tjera, me të cilët pjesëtaret tona patën mundësi të ndajnë përvojat më të mira dhe të përfundojnë me sukses trajnimin”, deklaroi ministri Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas ministrit Mehaj, trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aftësuar kështu edhe gjenerata të tjera të ushtarakve.
“Ne do të shikojmë mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen me Emiratet e Bashkuara Arabe, në fushën e sigurisë dhe në ruajtjen e paqes”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.
Zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, disa herë kanë kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e ‘Parteritetit për Paqe’, në kuadër të NATO-s.
FSK vazhdon të mbetet një nga institucionet që gëzon besimin më të lartë nga ana e qytetarëve.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.