Qeveria e Serbisë e miratoi “kërkesën zyrtare” për t’i kërkuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, për të lejuar rikthimin “e qindrave deri në një mijë” forcave policore dhe ushtarake në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbrëmjen e së enjtes.
Derisa mëngjesin e sotëm media e afërt me pushtetin në Serbi “Novosti” njoftoi se pjesëtarë të ushtrisë serbe ia kanë dorëzuar këtë kërkesë KFOR-it në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Këtë kërkesë Serbia e arsyetoi me rritjen e pranisë policore në pjesën veriore të Kosovës. Aleksandar Vuçiç tha se kjo kërkesë do t’i dorëzohet Komandatit të KFOR-it në mëngjesin e 16 dhjetorit në kufi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Vuçiç tha se “me aq sa ka dëgjuar” kjo kërkesë për të ashtuquajturin “rikthim të një mijë trupave” nuk do të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Gjermania ishte e para që e quajti “krejtësisht të papranueshme” sugjerimin për “rikthim” të forcave serbe në Kosovë, për t’u pasuar nga ShBA-ja, e cila u shpreh se “kategorikishte e kundërshtojmë” një gjë të tillë.
Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se “Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë nga ShBA” dhe se “nuk pret që një gjë e tillë” të ndodh./Reporteri.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.