Valon Behrami do ta vazhdojë karrierën në Itali, në Serie B. Mesfushori me prejardhje shqiptare do të veshë fanellën e Brescias.
Kjo është bërë e ditur nga klubi italian përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
“Cilësi, karizëm dhe eksperiencë në mes të fushës. Nga sot Valoni lufton për ne”, shkroi klubi italian.