A është e njëjt sikur para një shtepie një numër këpucësh të lëhen tollovi dhe nga tollovia e madhe nuk mund ti gjen këpucët tua, dhe një shtepi tjetër ku këpucët janë të rendituara bukur njëra pranë tjetrës, dhe me shumë lehtësi i gjen këpucët tua.
Pra për fat të keç kjo tollovi e madhe po ndodh te varrezat e myslimanëve, e nër to edhe te varrezat shqiptarëve musliman, ku si pasojë e kësaj tollovie të varrezave vjen deri te fjalosja e komshive, fiseve apo mahallëve ndërmjet veti, të cilët me të drejtë , ose pa të drejtë thonë (Jo kta kan hy kah ne, ata të tjerët thonë jo ata kan ardhë ka ne,…).
Këtë problem të pa rregullsive të varrezave, fshati Zgatar e ka zgjidh duke i rregulluar varrezat, nga arkitekti me plan urbanistik.
Përparësia e këtyre varrezave është:
- Varret janë me dimensione 230 cm x 100 cm, janë të renditura dhe janë të kufizuara me kornizë nga betoni me gjerësi 40 cm, dhe thellësi 7 cm. Pra distanca ndërmjet varreve është 40 cm.
- Çdo varr e ka numrin e vetë, numri është nga stiropori dhe është futur në beton në mënyrë që të mbetet gjurma e numrit të varrit.
- Në tabelën informuese është komplet plani i varrezave, dhe lista e përsonave të varrosur ku shenon ( numri i varrit, emri dhe mbiemri, data dhe viti i lindjes, data dhe viti i vdekjes).
- Pra nëse dëshiron ta viziton një varr, shikon në tabelë emrin dhe numrin e personit në listë, ku me shumë lehtësi e gjenë varrin e atij personi. Edhe nëse kalojnë shumë vite apo dekada, gjetja e varrit të personit është e lehtë.
- Nga kjo renditje e varreve, shfrytëzohet dhe kursehet toka në maksimum.
- Pasi të gjithë muslimanët janë vëllezër dhe motra, varrezat nuk janë të ndara në fise apo mahallë apo gjini, pra varrimi bëhet sipas numrit të rradhës.