Vazhdon gara e ngushtë për “Këpucën e Artë” në listën e golashënuesve në Superligën e Kosovës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Christian Mba dhe Marko Simonovski po vazhdojnë kryesimin në listën e golashënuesve në Superligën e Kosovës në futboll edhe pas javës së 14-të.

Sulmuesi i Trepçës ’89 dhe i Dritës kanë regjistruar nga tetë gola këtë edicion duke e ndarë vendin e parë, raporton Demokracia.com.

Nga pas po i ndjek mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi i Dritës që ka shtatë gola të realizuar.

Pozitën e katërt e ndajnë Koxy i Drenicës dhe Solomon i Gjilanit me nga pesë gola.

Top 5-shen e mbyllin pesë futbollistë me nga katër gola. Fjala është për dyshen e Prishtinës, Endrit Krasniqin e Leotrim Kryeziun, dyshen e Ballkanit, Ermal Krasniqin e Albion Rrahmanin si dhe futbollistin e Llapit, Kushtrim Shabanin.

Edicionin e kaluar “Këpucën e Artë” e kishte fituar lojtari shqiptar, Gerhard Progni i cili me fanellën e Gjilanit kishte regjistruar 23 gola./Demokracia.com/

LISTA E GOLASHËNUESVE:

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-